Aleksandër Çipa: Flamuri ynë si kollare kryeministri
Forum E Martë, 20 Tetor 2020 19:52
Nga Aleksandër Çipa –
Unë nuk po e justifiloj dot në asnje version arsyetues, kthimin e flamurit kombëtar në një kollare një ditore të Kryeministrit, ndërsa priste ministrin e Jashtëm të Greqisë në Tiranë. Ky detaj rekuizite sido që të interpretohet dhe dekodifikohet nuk përbën një simbolike etnodiplomatike. Ky detaj nuk mund të na i terheqë vemendjen nga ngutja dhe dëshira jonë natyrale për të mësuar elementet konkretë të axhendës, bisedës Rama- Dendias dhe shënimet protokollare që do të mbesin në arkiven e shtetit shqiptar dhe ate të Greqisë.
Edhe nese i humbet njëra palë, natyrshëm do të dijë t’i ruajë dhe tregoje pala tjetër.
Tani kemi vetëm detajin simbolik të kryeministrit tonë që na e pati në një pritje zyrtare si ministër i Jashtëm, flamurin kombetar si gravatë me nyje të hollë dhe nje yll pesë cepësh nën shqiponjën dykrenare.
Ndërsa në mbyllje të komunikimit për mediat, na pershendeti në gjuhen e fqinjit : efharisro! Dhe në urimin e aleatit tonë si armik të fqinjit, turqisht: ejvallah!
Duke e lenë faleminderin tonë, në ditën e 120 vjetorit të vdekjes se poetit kombëtar Naim Shqiperisë, ndoshta në Gjykatën Nderkombetare të cilën çuditërisht e kërkojnë të dyja palët me brohoritjen se shkojnë!!!!!!