Aleksandër Çipa: Te ne është shembur demokracia

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, analisti Aleksandër Çipa, ka thënë se organizimi i partive politike, ka shembur demokracinë, dhe vetë shtetin.

“Sovraniteti i shtetit, qëndron tek sovraniteti i politikbërësve, ne nuk i kemi sovran politikanët, sepse e kanë dhuruar sorvranitetin në mënyra të çuditshme, nuk e kanë dhuruar tek dikush që ka integritet, por e kanë dhuruar tek bindshmëria tek eprori politik i vet, dhe tek shembja e demokracisë.

Tek ne është shembur demokracia, është shembur tek mënyra sesi u modeluan partitë tona, si funksionojnë partitë tona, ato janë organizta të projektuara në një mënyrë që nuk kanë më asnjë lidhje me demokracinë, dhe përderisa janë të tilla kanë shembur përfaqësimin, dhe kur kanë shembur përfaqësimin, d otë thotë që kanë shembur edhe shtetin”,-Aleksandër Çipa.

SHKARKO APP