Alfred Lela: Nuk kemi sistem dhe as njerëz

Nga Alfred Lela –

Një e njohura ime më shkruante se kishte mbetur e bllokuar për 17 orë në autobusin e linjës Tiranë-Shkodër, diku përtej Laçit. Prokuroria ka arrestuar një mjek të cilit i janë gjetur 250 mijë euro në zyrë. Kosova ka shpallur rezultatin e zgjedhjev një ditë pas mbajtjes së tyre. Humbësit kanë pranuar rezultatin dhe Albin Kurti, një prurje e re me fillime të vjetra në politikën kosovare do të jetë kryeministrit i vendit.

Të gjitha këto episode apo ngjarje, secila me peshën e vet, përplasen me njëra-tjetrën për të prodhuar një krizë apo për të përforcuar një perceptim që ne kemi për vendin tonë. Të cilin e kemi parë të gjunjëzuar, si me rastin e tërmetit të fuqishëm të para një viti, si me shirat që ende e kanë nën ujë Shkodrën prej një muaji, si me pak centimetra borë që e mbërthyen në kaos sistemin rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht, nuk është rasti për të kënduar të zez-kang-qyqen e opozitës apo të kijametistëve, për të cilët çdo gjë shkon keq në këtë vend, por për të thënë diçka për ngjarjet. Për t’i vënë një emër pazotësisë apo shpërfilljes; e cilitdo qoftë ajo. E njeriut apo sistemit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryministrit i pëlqen të përsërisë se nuk është faji i njerëzve, por i sistemit. Por, kaq shumë herë, ne ndeshemi me dëshimet e njeriut jashtë sistemit, dhe të sistemit pavarësisht njeriut. Është e pamundur ta ndash njeriun nga sistemi në një vend si ky i yni, ku sistemet prodhohen për të nënshtruar njerëzit dhe për t’i manipuluar ata, ashtu siç edhe njerëzit vetë përkujdesen që vetëm sisteme të tilla, ku vrimat dhe shtigjet e dhive në to janë më të rëndësishme se korpusi qendror, të ngrihen dhe të funksionojnë.

Si kur na duhet një muaj për të shpallur rezultatin e zgjedhjeve në të cilat mori pjesë vetëm një parti, ashtu dhe kur gjysma e Shqipërisë bllokohet nën pak centimetra borë, apo kur një mjeku i duhet të fshihet dhe të fshehë nga sistemi 250 mijë euro dhe të dënohet për to, janë njerëzit, individi, që e pësojnë dhe dekurajohen. Sistemi jo, ai vazhdon.

Vazhdon, jo se është një dizajnim hyjnor, por se njerëzit e sistemit e mbajnë në këmbë përkundër njerëzve jashtë tij. Dhe ky është problemi.

Ndërkohë që sistemi është vetëm një, njerëzit janë të ndarë në dy pjesë.
Politiko.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?