Ambasadori Lu: Jemi këtu për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme
Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka zgjedhur bashkinë e Vorës për të qenë prezent në një nga qëndrat e votimit.
Gjatë vizitës së tij ai bisedoi me komisionerë dhe votues në procesin e votimit.
Donald Lu: “Unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të mbara qytetarëve shqiptarë!”