Ambasadori Nesho: Albin Kurti “prishi” modelin Rama në Ballkan
I ftuar në studion e Tvt, në emisionin “Në fokus” të gazetarit Nertil Agalliu, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, bëri një analië të qartë të figurës se kreut te Vetvendosjes dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Si një njohës i mirë i politikës rajonale, dhe jo vetëm, Nesho, tha se fitorja e Albin Kurtit ishte një fitore model, i cili trembi jo pak edhe përbërjen politike të Tiranës dhe të vetë Edi Ramës.
“Fitorja e Kurtit ishte nje fitore modeli dhe e trembi shume edhe përbërjen e Tiranës, edhe të z.Rama. Deri tani Rama e projektoi veten e tij se ishte personi i duhur për të bërë iniciativa të rangut ballkanik deri në rrafshin nacional. Dolëm në një variant tjetër të një personazhi të ri, i cili kishte një ecuri jo për të përdorur nacionalizmin për qëllime pushteti por e kishte “sui-generis”, e kishte të lindur këtë gje, sepse lindi si një lëvizje nacionale, dhe u shëndrrua në lëvizje për të marrë përsipër administrimin e vendit, dmth Kurti që në fillim prishi modelin Rama, dhe kjo e agresoi shumë Ramen që në takimin e parë në Tiranë, sepse kishim përpara një udhëheqës të ri i cili mund të frymëzonte dhe të mobilizonte faktorin shqiptar në Ballkan, dhe kjo e bëri që vetë Thaçi e Rama, përpara kryeministrit Kurti të dilnin si figura të vjetra dhe një tranzicion drejt nje dalje jashtë lojës politike”,- tha Nesho.
Duke qenë se në Kosovë Gjykata Kushtetuese vendosi pro presidenti Hashim Thaçi për të mandatuar qeverinë e re me kandidat për kryeministër Avdullah Hotin, ambasadori Nesho, sugjeron që Referendumi është një kushti që populli i Kosovës mund ta kaloj një vendim të tillë dhe qe sipas tij, të rikthej Kurtin edhe me fuqishëm në pushtet. Mirëpo, Nesho, nusir nga këto rrethana, për momentin nuk e sheh kthimin e VV në pushtet
“Situata poltike në Kosovë, për disa muaj nuk do ti japi mundësi VV të bëj atë ndryshim që mendon një rikthim në pushtet, do të ketë një përkrahje gjithnnjë e me të rritur e cila do të variojë dhe nga rezultatet ose dështimet e reformes që liderët e Kosovës kanë premtuar që do ti japin vendit të tyre në funksion të kësaj do të jetë edhe ngritja në të ardhmën e VV”,- tha diplomati Agim Nesho.