Analistët mbi çështjen e aeroplanit rus

 

Analistët thonë se pezullimi nga Rusia i të gjitha fluturimeve në Egjipt mbështet teorinë se një bombë shkaktoi rrëzimin e aeroplanit rus një javë më parë në Sinai. Analistët rusë parashikojnë një përgjigje të ashpër ushtarake nga Kremlini, nëse incidenti në Sinai provohet të jetë një sulm terrorist.

Dhjetëra mijëra rusë janë duke u përpjekur të kthehen në atdhe, pasi Moska pezulloi të gjitha fluturimet në Egjipt, një destinacion turistik për miliona vetë.

Ka dëshmi në rritje se avioni rus mbi Sinai u rrëzua nga një bombë, duke vrarë të 224 njerëz në bord.

Pavel Felgenhauer, analist i çështjeve të mbrojtjes thotë se ky nuk është lajm i mirë. Dhe, kjo është arsyeja pse autoritetet ruse ngurrojnë të thonë nëse incidenti u shkatua nga një sulm terrorist me bombë.

Militantët e Shtetit Islamik morën përgjegjësinë, duke thënë se e kryen sulmin në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore të Rusisë në Siri.

Por analistët rusë thonë se Moska nuk ka gjasa për zvogëlimin e mbështetjes së saj ajrore për ushtrinë siriane.

Viktor Mizin in Institutit Shtetëror të Moskës për marrëdhënie ndërkombëtare mendon se kjo teori mund të forcojë pozitën e atyre që mendojnë se terrorizmi duhet të eliminohet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar të mbrojë të gjithë rusët në rajonet e konfliktit dhe të mos hedhë trupa në sulm në Siri.

Por shtimi i  forcave ruse dhe perëndimore në rajon rrit rrezikun e një konflikti më të gjerë.

Analisti  Felgenhauer thotë që në se aeroplanët rusë fillojnë të rrëzohen në Siri, nëse baza ruse sulmohet nga opozita siriane, Moska për këtë do të fajësojë amerikanët dhe forcat speciale amerikane. Kjo do të shkaktonte një krizë serioze, thotë analisti rus.

Ndërsa opinioni është më shumë i ndarë, shumica e rusëve mbështesin fushatën Siri dhe vijën e Kremlinit se ata po luftojnë terroristët, jo opozitën. Dhe kjo mbështetje mund të forcohet në se rrëzimi i avionit rus në Sinai ishte rezultat i hakmarrjes terroriste.

 

 

SHKARKO APP