Analiza e The Economist: Ç’pritet të ndodhë me Kosovën në takimin e Berlinit?
Në datën 29 prill, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të presin liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë. Në takim do marrin pjesë gjithashtu edhe Jean-Claude Juncker që është president i Komisionit Evropian dhe Federica Mogherini përfaqësuese e lartë e BE’së për marrëdhënie të jashtme dhe politikat e sigurisë.
Takimi në Berlin, në cilën pritet që tema kryesore do të jetë problemi Kosova-Serbi, ka marrë vëmendje të shtuar ndërkombëtare. Mediat e huaja po shkruajnë për propozime të mundshme për marrëveshjen mes dy shteteve. Edhe The Economist ka dalë me një shkrim për gjithçka mund të pritet nga Berlini.
“Samiti do të zhvillohet në një kohë kur politikat e BE’së ndaj Ballkanit Perëndimor janë të paqarta në shumë nivele”, shkruan kjo revistë, transmeton Gazeta Express.
Së pari, ka shumë mosmarrëveshje ndërkombëtare dhe regjionale për pranimin e idesë së korrigjimit të kufijve përgjatë linjave etnike si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kroacia, Gjermania, Maqedonia e Veriut dhe parlamenti i Kosovës janë kundër kësaj ideje. Ndërsa Austria, Serbia, Sllovenia, presidenti i Kosovës Hashim Thaqi, SHBA’ja dhe Komisioni Evropian duke që janë të hapur ndaj kësaj ideje, shkruan The Economist.
Macron ende nuk ka dalë publikisht me ndonjë qëndrim rreth kësaj ideje, por presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic dhe ai i Kosovës Hashim Thaci thonë se ai e ka mbështetur ndryshimin e kufijve.
Së dyti, kredibiliteti i perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor është vënë në dyshim nga kundërshtimi francez. Franca kërkon që të ndalet zgjerimi deri sa të bëhet një reformë mbi institucionet e Bashkimet Evropian. Në qershor të 2018’ës, Franca kundërshtoi fillimin e bisedimeve për antarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe duket që përsëri do kërkojë shtyerje të fillimit të negociatave për antarësim të këtyre dy shteteve në qershor të këtij viti.
The Economist në analizën e saj del në përfundim se Gjermania po provon ta bind Francën që të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimorë. Gjermania mund të jetë e sukseshme që të bindë Francën kundër idesë së ndryshimeve të territoreve.
Gjithsesi Gjermania nuk duket se do ia dalë të bindë Francën për fillimin e negociatave për antarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo pasi që komisioneri për zgjerim i BE’së, Johannes Hahn nuk është i ftuar në këtë takim. Në asnjë rast nuk pritet që Macron të rrezikojë që të mbështesë hapur zgjerimin e BE’së para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që mbahen në maj.
Në përfundim më të mirë të parashikuar nga The Economist, takimi i 29 prillit do të jetë një rast që Gjermania të mbështesë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimorë. Dhe gjithashtu të arrihet një politikë e përbashkët mes Gjermanisë dhe Francës rreth negociatave Kosovë-Serbi. Nuk pritet një përparim konkret për politikën e zgjerimit të BE’së ndaj Ballkanit Perëndimorë para qershorit.