Analiza/ Linja e Europës kundër Rusisë po shthuret

Vladimir Putin duhet të pyes veten se çfarë bëri mirë. Nga kriza e refugjatëve te Brexit, problemet e Europës e kanë lejuar presidentin rus ta portretizojë veten si një mburojë e stabilitetit në një rajon kaosi. Zgjedhjet e Amerikës sollën një simpatizant të Kremlinit në Shtëpinë e Bardhë. Dhe tani Franca është në rrugën e njëjtë. Fitorja e Francois Fillon mbi Alain Juppé në parapraket presidenciale të Partisë Republikane të qendrës së djathtë, e bëjnë mikun e Putinit favorit për të marrë Élysée-në në zgjdhjet e pranverës. (Rivalja më serioze e Fillon, nacionalisteja Marine Le Pen, ka një anim akoma më të dukshëm pro Moskës).

Rusofilia e Fillon vjen nga bindja  dhe jo nga volitja dhe ai nuk i fsheh pikëpamjet e tij. Gjatë debatit të javës së kaluar me z.Juppé ai e krahasoi aneksimin rus të Krimesë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, një argument që ai do ta ketë marrë direkt nga Kremlini. Zgjerimi i NATO-s në kufijtë e Rusisë së viteve 1990, – thotë ai, ishte një provokim që do të shkaktonte shpërthime. Pak çudi ka për faktin që e cilësoi si të “drejta” lëvdatat e Putin për Fillon përpara votës.

Revizionizmi historik është një gjë. Më shumë shqetësuese për Gjermaninë, partner i Francës në katërshen e “formatit të Normandisë”, i ngritur për të negociuar me Rusinë dhe Ukrainën, Fillon dëshiron të heqë sanksionet ekonomike që Bashkimi Evropian i ka imponuar Rusisë pas aneksimit të Krimesë dhe inkursioneve të saj në lindje të Ukrainës. Opinionet në BE janë të ndara përsa i përket Rusisë, nga ato të skifterëve si vendet Balltike dhe Polonia në ato të pëllumbave si Italia dhe Hungaria. Deri tani Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, e ka mbajtur klubin bashku, duke siguruar një zëvendësimit të rregullt të masave shtrënguese. Por konsensusi po shthuret ngadalë; humbja e francezëve do të ishte një shok! (përkthim i lapsi.al)

Ashtu si vendet e tjera të BE-së, Franca ka goditje të nxehta e të ftohta me Rusinë. Pak votues simpatizojnë me Putinin. Por firmat e energjisë dhe eksportuesit bujqësore kanë humbje. Lojrat ushtarake të Kremlinit, reale dhe të mundshme, ndihen të largëtar në Paris. Dhe një komb i vënë në pikëpyetje nga sulmet e sponsorizuara nga Shteti Islamik (IS) është i hapur për idenë e bashkëpunimit me Putin në Siri, edhe mbi kokat e evropianëve lindorë plot ankth nëse është e nevojshme. Në vitin 2014 François Hollande, presidenti aktual i Francës, hezitoi për disa muaj para se të anullonte 1.2 miliardë euromarrëveshje për të ndërtuar luftanije për Rusinë, edhe pse sanksionet e BE nisën të kërcënonin (përshtatje e lapsi.al).

Por Franca ka rëndësi më shumë se shumica. Liderët si Matteo Renzi, kryeministri i Italisë, mund të fitonte pikë në shtëpi nga qëndrimet a kundër sanksioneve, por në samitet e BE në Bruksel kanë dëgjuar Merkel dhe Hollande dhe janë vënë në linjë. Në tetor, menjëherë para takimit të fundit, çifti u takua me Putinin në Berlin dhe ishin të tronditur që kishin dëgjuar prej tij se  të kërcënonte se Aleppo do të kishte fatin e Grozni, kryeqytetit çeçen të bërë pluhur nga forcat ruse në vitet 1990. Përgjigja e ashpër e Hollande kishte impresionuar gjermanët; dhe, në Bruksel, thirrja e Renzi për një “diskutim strategjik” për politikën ndaj Rusisë, dështoi. Është e vështirë të imagjinohet Fillon duke vepruar këtë rrugë.

Situata komplikohet më shumë me zgjedhjen e Donald Trump. Një zyrtar i lartë gjerman thotë se se presidenti i zgjedhur amerikan duket se ka më shumë një grup “emocionesh e refleksesh” sesa një strategji të politikës së jashtme (përkthen lapsi.al). Megjithatë admirim për Putinin ka qenë një konstante e botëkuptimit të tij. Thirrjet e tij për ulje të tensioneve me Kremlinin, në emër të shkatërrimit të IS janë miratuar me entuziazëm nga z. Fillon. BE-ja ka qëndruar e bashkuar ndaj Rusisë, pjesërisht për shkak të unitetit transatlantik, përfshirë stimujt nga Barack Obama. Nëse zoti zoti Trump do t’i lërë sanksionet e Amerikës ndaj Rusisë vdesin qetësisht, ndoshta si pjesë e një marrëveshje të madhe për bashkëpunimin në Siri, puna e zonjës Merkel do të bëhet gati e pamundur.

Në fillim, nuk do të mund të sjellë ndonjë ndryshim. Sanksionet kanë dështuar për të penguar Putinin, i cili tani mbështetet në nacionalizmin luftarak për të rritur mbështetjen në shtëpi. Mbajtja unitetin e BE-së nuk është ndonjë çmim i madh, – thonë disa, – krahasuar me shpenzimet e konfrontimit me një fqinj me armë bërthamore, me të cilin firmat evropiane kërkojnë të bëjnë tregti. As nuk do një shkelje syri nga Perëndimi teksa bombarduesit e Putin që rrafshojnë qytetet siriane ndryshojnë shumë në praktikë nga qasja aktuale.

Më së shumti, në qoftë se do të jetë i detyruar, Fillon nuk ka gjasa të vendosë Moskën para Berlinit. Presidenti Fillon me siguri do t’i përqendrojë energjitë e tij për reformimin e shtetit francez dhe jo duke shkatërruar unitetin e BE –së. Në vizitën tradicionale post-përurimit në Berlin ai mund të presë një qortim të fortë nga znj Merkel (ashtu si edhe Z. Hollande në vitin 2012, për kritikat ndaj borxhit të Greqisë). Marrëdhëniet franko-gjermane mbetet në zemër të Evropës; Fillon nuk është ai lloj topi që mund ta shkatërrojë atë.

Problemi nuk është se zoti Fillon do të bëhet një lolo i Kremlinit në zemër të BE-së. Por ai mund ta bëjë të vështirë për Europën që të menaxhojë dëshirat e Putinit. Çfarë ndodh nëse një nga inkursionet e shpeshta nga ana e avionëve rusë në hapësirën ajrore të NATO-s shkakton një incident? Po në qoftë se makina e dezinofrmimit në Kremlin përpiqet të ndikojë në ndonjë palë zgjedhje në Europë, ashtu siç Gjermania dyshon? Po në qoftë se Putini bën një lojë për Bjellorusinë? Të mos thyesh radhët për sanksionet do të thotë thjesht të mos prekësh status quo-në; një krizë e frekskët do të kërkojnë një përgjigje të shpejtë, dhe zonja Merkel nuk do të dojë të veprojë pa Francën.

Megjithatë, këto janë kohë të paparashikueshme. Zgjedhja e Fillon nuk tremb. Efektet e fitores së zotit Trump janë të vështira për t’u profetizuar. Zyrtarët në Paris dhe Berlin pyesin veten nëse një afrim amerikan me Kremlinin mund të nxisë Putinin, që i çliruar nga frika e revolucioneve “me ngjyra” në shtëpi, të sponsorizuara nga Amerika, do të dalë jashtë vendit të tij – dhe ndoshta të bëhet një partner më konstuktiv në çështjet multilaterale të tilla si kontrolli i armëve.

Dhe pa hequr dorë nga Putin, Fillon mund të pësojë të njëjtin rrugëtim si zonja Merkel, e cila u kthye me vendosmëri kundër presidentit rus, kur ai e gënjeu në lidhje me ngatërresat në Krime. (Kështu shpresohet në Gjermani.) Z. Putin, si gjithmonë, është i paparashikueshëm dhe planet e tij të paqarta. Shqetësimi është se zgjedhja e zotit Fillon mund ta bëjë edhe BE-në të paparashikueshme dhe të paqartë, gjithashtu. /The Economist –

SHKARKO APP