Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 08:28 Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë sërish thirrje për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin e tij politik,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza: Pse mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje kundër koronës

Forum E mërkurë, 17 Shkurt 2021 09:31
Analiza: Pse mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje kundër koronës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Vala e dytë” përbën një sfidë për zonën Shengen dhe kufijtë e saj të hapur. Një nga arritjet më të mëdha të BE-së po vihet sërish në pikëpyetje, thotë Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn.

Para afro një viti, Evropën e zuri paniku dhe vendosi t’i mbyllte kufijtë me shpresën se kështu mund të frenonte përhapjen e koronavirusit. Tani më duhet të them me keqardhje se po kthehemi në të njëjtat diskutime që u mbajtën në fillim të kësaj krize.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qysh nga pranvera e vitit të shkuar është përsëritur sa e sa herë se: Virusin nuk e ndal dot asnjë kufi kombëtar. Mbylljet dhe kontrollet e kufijve midis vendeve anëtare të BE-së nuk janë qasja e duhur. Kjo është arsyeja pse vendet anëtare të BE-së janë angazhuar për një koordinim më të madh në luftën kundër virusit në mënyrë që të shmangin reagime të tilla në ardhmen. Presidenca gjermane e Këshillit të BE-së pati një rol udhëheqës në këtë proces.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tani shfaqja e varianteve të reja të virusit që duket se po përhapen më shpejt – veçanërisht të ashtuquajturat mutacione “Britanike” dhe nga “Afrika e Jugut” – është me të drejtë shkak për shqetësim.

Për këtë arsye, Gjermania ka vendosur sërish kontrolle të rrepta për udhëtarët që vijnë nga Republika Çeke dhe nga Tiroli në Austri. Ato përfshijnë masa më të ashpra hyrëse edhe për qytetarët e BE-së, duke përfshirë detyrimin për të pasur test negativ dhe, nëse është e nevojshme, karantinimin. Edhe vendet e tjera po planifikojnë të ndërmarrin hapa të tilla.

Mund t'ju interesojë

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 13 orësh
Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Para 23 orësh
Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42

Është e qartë se, në situatën aktuale, duhet të shmangen udhëtimet e panevojshme. Por duhet të garantohet gjithsesi trafiku i nevojshëm ndërkufitar. Testet e detyruara apo edhe karantinimi do ta paralizonin këtë trafik jetik. Në të gjithë Evropën do të nevojiteshin kështu qindra mijëra, në mos miliona teste në javë ose, në rastin më të keq, edhe në ditë. Pasojat do të ishin kilometra të tëra me trafik njerëzish dhe mallrash të bllokuar në kufijtë e brendshëm. Kjo nuk është vetëm e lodhshme – është edhe e parealizueshme.​​​

Jean Asselborn​Në fund të janarit, Këshilli lëshoi ​​një rekomandim duke u bërë thirrje vendeve anëtare të përjashtojnë nga testet e detyrueshme ose kërkesat e karantinës njerëzit që jetojnë në rajonet kufitare, të cilët duhet ta kalojnë kufirin çdo ditë ose shpesh për të shkuar në punë, në shkollë, për arsye familjare ose për vizita mjekësore. Kjo vlen veçanërisht për njerëzit që punojnë në sektorë të rëndësishëm e kritikë. Prandaj jam i befasuar nga fjalët e ashpra nga Berlini, kur Komisioni i BE-së i kujton Qeverisë Federale këtë marrëveshje, veçanërisht pasi versioni origjinal i këtij rekomandimi u hartua nga Presidenca Gjermane.

Mbylljet e kufijve po shkaktojnë dëme të mëdha

Mbi të gjitha, kjo krizë ka nxjerrë në pah lëndueshmërinë e bashkësive ndërkufitare në të gjithë Evropën (gati 30 përqind e popullsisë së BE-së). Për miliona njerëz në zonat kufitare mbylljet dhe kontrollet e kufijve kanë shkaktuar dëme të mëdha – në nivel ekonomik, politik dhe njerëzor. U desh shumë forcë dhe përpjekje për ta kapërcyer këtë. Por në Luksemburg dhe vendet fqinje kemi arritur të paktën deri më tani ta shmangim mbylljen e kufijve si në pranverën e vitit 2020.

Mbrojtja e shëndetit publik është një përparësi për të gjithë. Jemi duke luftuar me këtë virus prej tashmë një viti, dhe do të vazhdojmë edhe në vitin 2021. Por liria e udhëtimit është një e drejtë themelore në Evropë, e ankoruar me traktate dhe me Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së. Komisioni i BE-së e ka bërë të qartë se: Mbylljet e kufirit nuk janë në përputhje me ligjin aktual të BE-së. Masat që kufizojnë lirinë e udhëtimit duhet të jenë proporcionale dhe nuk duhet të shkojnë përtej asaj që është absolutisht e nevojshme. Në çdo rast, duhet të ketë përjashtime të qarta dhe të pakufizuara për banorët e zonave ndërkufitare dhe masa për të mbrojtur zonat kufitare.
Është detyra jonë që ta kapërcejmë këtë sprovë të vështirë së bashku, pa e cënuar arritjen tonë të përbashkët, Evropën, me kthime në reflekse kombëtare të harruara prej kohësh.

Nga Jean Asselborn, që është ministri i Jashtëm i Luksemburgut- DW

Etiketat e lidhura

koronëMbyllja e kufijve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë
Para 7 minutash

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 1 ore

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Para 2 orësh

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 2 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 11 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 15 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 10 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 14 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.