Andi Bejtja: Ambasadorët nuk mund të vendosin pranga

 

Analisti Andi Bejtja, në një intervistë të gjatë për gazetën Sot, thotë se PS dhe LSI kanë diferenca në filozofinë e qeverisjes, çka mund të reflektohet në të ardhmen.

I pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ai thotë se kryeministri nuk mund të çojë vendin në zgjedhje të reja pa pasur garanci për një shumicë absolute.

Por Bejtja thotë se vendi mund të shkojë në zgjedhje për shkak se ekonomia po kalon një lloj kolapsi.

Duke komentuar protagonizmin e ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi, Bejtja thotë se përshëndet mesazhet e tyre, por thekson se ata nuk mund t’u vendosin pranga njerëzve.

“Unë e përshëndes mesazhin e ndërkombëtarëve dhe e vlerësoj, por nuk dua të shoh ndërkombëtarët, apo këdo qoftë, si prokurorë që arrestojnë njerëz, që u bëjnë thirrje njerëzve për revolucione kineze e të tjera si kjo. E ritheksoj edhe njëherë, që ruajtja e standardeve është gjëja më e rëndësishme në këtë vend”.

Bejtja thotë se ka dyshime se kjo reformë do përdoret nga Edi Rama “i cili për të ashtuquajturat reforma është gati të shkelë edhe standardet dhe të tejkalojë edhe ligjet e vendit”.

SHKARKO APP