Andi Bejtja: Dëgjoni Lubonjën dhe Berishën

Analisti Andi Bejtja ka reaguar me një status në Facebook pas ndalimit që disa roje private dhe Garda e Republikës i bëri gazetarëve Fatos Lubonja, Ylli Rakipi dhe Andi Bushatit. Ja çfarë shkruan Bejtja:

“Pas moslejimit të një grupi gazetarësh të njohur dhe një grupi aktivistesh të shoqërisë civile në të ashtuquajturën DEGJESE PUBLIKE për prezantimin e projektit të Ri të Stadiumit “Qemal Stafa”, intelektuali Fatos Lubonja e quajti këtë akt një paturpësi, kulmin e arrogancës se Kryeministrit dhe Oligarkisë, duke shkuar dhe me tej, duke mirëkuptuar e pranuar në këtë kontekst thirrjen e para disa ditëve të ish- Kryeministrit Berisha për armatosjen e popullatës….

Kanë qenë larg shumë larg të dy me njeri-tjetrin, Lubonja me Berishën, por sa afër janë sot….duke lënë po afër PS-në me PD-në zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot opozita e vërtetë ka vetëm dy emra realë Lubonja dhe Berisha….të tjerat analizojini vete”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?