Andi Bejtja: Po u trajtua marrëveshja e 5 qershorit ‘si çështje nderi’ për të mira e gëzime
Gazetari Andi Bejtja me një status në Facebook ka komentuar deklatratën e sotme të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit.
Reagimi i plotë i gazetarit Andi Bejtja:
Sot Ambasadorja Juri Kim, duke folur për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit, midis të tjerave e etiketoi atë si ‘çështje nderi’, duke nënvizuar në mënyrë eksplicite dhe që po pret qe ‘palët ta nderojnë atë’.
Madje u kujdes të thotë që nuk e ka firmën e vet.
Fjala ‘nder’ e ‘nderim’ ja ul vlerën kësaj marrëveshjeje, si në anglisht dhe në shqip.
E dashur Ambasadore, po ja latë këtë marrëveshje, për ju kaq të rëndësishme, aq sa nxorët dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeu të prononcohet publikisht, nderit për të mira e gëzime…
Kot paska dale Pompeu, kot i mblodhët palët në Ambasadë të firmosnit dhe kot e ngritët gishtin aq lart, duke thënë fillimisht se topi është në fushën e Lulit…
Nejse, tashme nuk na ngelet gje tjetër veçse maxhoranca që theu hapur këtë marrëveshje, të ketë besim ‘tek nderi vet’ aq sa keni ju besim ‘tek nderi i saj’.
Edhe njëherë për të mira e gëzime?
Lexoni edhe….
- Yuri Kim mesazh qeverisë: Ata që nënshkruan 5 qershorin mos të devijojnë. Është çështje nderi
- Opozita e Bashkuar: Listat të hapen 100 për qind dhe koalicionet të ruhen siç është në ligjin aktual
- Presidenti: Çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit është atentat ndaj rendit kushtetues e demokratik
- Edmond Panariti: Opozita e Bashkuar, fitore të padiskutueshme në çdo rrethanë
- Preç Zogaj: Listat e “hapura”, pjesën e luanit për kryetarin dhe një kockë për zgjedhësit