Andi Bejtja: Shembja e Teatrit, fiksim 20-vjeçar i Ramës

Placeholder Image

Lajmet që sonte do të nisë shembja e Teatrit Kombëtar, kanë tensionuar situatën politike.

Duke komentuar këto zhvillime, Drejtori i Informacionit në SYRI TV dhe analisti i njohur, Andi Bejtja është shprehur se Rama e ka fiksim 20-vjeçar shembjen e Teatrit.

‘Tani, këto kohë flasin të gjithë për Veliajn, por në fakt duhet thënë se personi që e ka fiksim prej 20-vjetësh shkatërrimin dhe shembjen e Teatrit Kombëtar, është Rama. Veliaj nuk përfiton asgjë nga kjo situatë, pasi është si drejtoreshat që rama përdor për firmat e korrupsionit’, është shprehur Bejtja në studion e SYRI TV përballë gazetarit Bledian Koka.

Duke komentuar vendimin për shembjen e Teatrit, Bejtja është shprehur se çdo vendim që nuk është i firmosur nga Edi Rama, është i dyshimtë.

‘Rama nuk ka firmosur se ka frikë nga burgu. Çdo vendim që nuk është i firmosur nga ai, është i dyshimtë’, tha Bejtja.

SHKARKO APP