Andi Bejtja: Sot jam me Edi Ramën
Gazetari Andi Bejtja është shprehur sot se “është me Edi Ramën”. Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, pasi ka dëgjuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama dhe të disa ministrave të tij.
“Sot u bëra përfundimisht me Edi Ramën madje u emocionova… dëgjova kryeministrin të thotë morëm 1.6 miliardë euro borxh dhe shlyem 2.2 miliardë…UE UE UE …kerkoj falje I kam rene kot ne qafe Jo i ke piketat ekonomike gabim Jo ashtu, Jo kshu ky paska larë dhe borxhet që i kishte Enveri Jugosllavisë….
me fal Vlla Poshtë media shqiptare rroftë Partia Socialiste… u se harrova dhe një ministër tha vendi i dytë në 2015 për thithjen e investimeve të huaja 950 milionë euro.
N.q.s fusin këtu dhe koncesionet kërkoj falje po dy fjalë medias shqiptare meqë tani jam free Lance:
Kërkoni listën e ish-borxhlinjve që morën 2.2 miliardë dhe listën e investimeve të huaja që mbushin 950 milionë euro…. Ndryshe ca t’ju ketë pragu shpisë që ditën e shtunë talleni kaq keq me shqiptarët”.