Andi Bushati: Njollosja e fasadës së Ramës, godet themelin e propagandës së qeverisë

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar protestën e opozitës dhe shpalosjen e sloganeve në fasadën e kryeministrisë. Bushati tha se në pamundësi për të përdorur muskujt dhe për ta mundur pushtetin duke përdorur vetëm këtë formë, mënyra të tjera si njollosja e fasadës së kryeministrisë, janë efektive.

“Në këto 30 vjet kemi një veçori. Partitë tona duke mbajtur pas vetes të gjithë të këqijat e veta, mbrapa vetes kanë patur edhe bandat e veta. Berisha thoshte dikur “unë e marr qeverinë me demokratët e Mamurrasit dhe Laçit”. Në gjendjen që jemi sot, banditat, kriminelët e Mamurrasit dhe Lacit që ishin krenaria e Berishës së parë, janë rilindas. Vrasësit e 21 Janarit, sot janë rilindas. Pala e margjinalizuar, më e dobëta, që është opozita, nuk ka më muskuj.

Me një pushtet të korracuar, me një polici politike, me banda paramilitare, që i ka blere dhe indoktrinuar të gjtihë, është e pamunudur të mposhten me dhunë. Duhen elaboruar edhe format e tjera alternative.

Në këtë kuptim, them që veprimet radikale, duhen alternuar edhe me format e tjera. Ajo e fasadës qe një nga format, ka edhe të tjera. Që kur filloi kriza e protestave të studentëve, duket se Edi Rama vihet në vështirësi kur i tund themelin e propagandës.

Në atë demonstrim, themeli i propagandës po i shpërbëhej. Kemi parë në këto vite, kur u bë qendra COD, kërpudha Markiza, dukej tek ndërkombëtarët, sikur kishim një njeri të hapur, një artist. Por të projektosh, që kjo është godina e krimint, mafias, këtu janë bërë planet e vjedhjeve apo si do ushtrohet dhunë ndaj protestuesve, mendoj se sloganet ishin një gjetje”.

SHKARKO APP