Andi Bushati: Policia politike, merr hov nga pushteti arrogant

Placeholder Image

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se policia sa vjen dhe bëhet më shumë politike. Bushati u shpreh se policia është e tillë, për shkak se merr hov nga pushteti arrogant, ndërsa vlerësoi se nuk mund të justifikohet pushteti arrogant.

“Policia po merr gjithnjë e më shumë nota politike. Kjo polici është e ‘motivuar’ nga pushteti arrogant. Megjithatë, policia e sotme mbetet më e mirë se ajo që dikur përdorte armë. Në komunikimet publike ka një masë tolerance.

Ndërsa, sa i takon opozitës së vendit, mendoj se është e dënuar të vazhdojë protestat. Opozita ka shumë arsye për të protestuar. Një arsye madhore mbetet shpërndarja e pasurisë në dorën e pak njerëzve. Kjo sepse pushteti është në dorën e një njeriu të vetëm, i cili shpërndan pasuri për njerëzit e tij më të afërt, klientelën. Kjo qeveri duhet të rrijë larg politikës klienteliste, larg PPP. Pasuritë publike kanë mbetur në dorën e një njeriu, për aq kohë sa nuk kemi tendera seriozë, as transparencë, as garë. Ka 6 vjet që këtu nuk vjen një investitor i madh”, tha Bushati.

SHKARKO APP