Andis Harasani: U bënë të gjithë Ministri Propagandë
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani ka komentuar në Facebook pas deklaratës së Kryeministrit Rama se Shqipëria fitoi 3 pikë të arta për kulturën sportive që tregoi në ndeshjen me Serbinë.
Harasani shkruan se një pjesë e mirë e pjesëmarrësve në stadiumin Elbasan Arena ishin efektivë policie dhe punonjës të administratës, që sipas tij nuk kishin qenë ndonjëherë në ndonjë ndeshje futbolli.
“U bënë të gjithë si Ministri Propagandë. I bie të dërgojmë letër falënderimi në Serbi ose të gjejmë kush merret me futbollin”, shkruan ish-deputeti socialist.
Postimi në Facebook i Andis Harasani
Ore se spo kuptoj me une gje. Te gjithe po mburremi sa popull me kulture jemi. Dhe kete e treguam dje ne Elbasan. 12 mije pjesemarres ne stadium. Nga te cilet 3500 ishin police, dhe nja 2500 te tjere qe skane pare nje ndeshje kampionati ne jete te vet. Tani o i bie te cojme leter falenderimi ne Serbi qe erdhen dhe na ndihmuan ta vertetojme qe jemi popull me kulture ose i bie qe te gjejme kush merret me futbollin aty se te gjithe u bene si Ministri Propogande.