Andrea Stefani: Po shkojmë drejt aleancës PD-PS

Analisti Andrea Stefani është revoltuar ndjeshëm me deklaratën e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, se Sali Berisha ka kontribuar për demokracinë në Shqipëri.

“A do ta kishte bërë këtë deklaratë të tillë Nikolla jo shumë, por më pak se dy vjet më parë, kur ende gjendej në ‘kasollen’ e opozitës dhe jo në pallatin e pushtetit,”shkruan ai në gazetën Dita.

“Në këto 25 vite tranzicion, Berisha, që nuk ka pushuar një sekondë se qenuri kryeaktor në politikë, jo vetëm nuk ka kontribuar as edhe një atom për demokracinë, por përkundrazi ka qenë një pengesë këmbëngulëse, si një shkëmb që i ka bllokuar rrugën demokracisë shqiptare”, shton ai.

Por pse këto vlerësime? Edhe Stefani ka dyshime se bëhet fjalë për një presion ndërkombëtar për koalicion mes PD dhe PS.

“Sepse nëse Berisha qenka demokrat, nëse ai kontribuoka për demokracinë, përse të mos gjesh konsensus me të. A nuk po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët një gjë të tillë? Madje përse edhe të mos bësh, duke zbatuar shashkën e përçarjes së koalicionit qeveritar të sapohedhur nga Berisha me gojën e Fatmir Mediut, bashkëqeverisje me të?! Ku po shkojmë? Do kemi një rilindje të shtetit apo antishtetit? Duket se po hyjmë në një terren të rrëshqitshëm si ai i prillit 2008 kur u ndryshua Kushtetuta”.

SHKARKO APP