Arben Duka dhe Mero Baze, sherr për Enver Hoxhën

 

Ditëlindja e diktatorit Enver Hoxha ka pështjelluar sërish një pjesë të medias në vend. Dy ditë më parë Gazeta “Dita” botoi një speciale ku mes të tjerave, poeti Arben Duka i thurte lavde disa veprimeve të mira që sipas tij kishte bërë Enver Hoxha.

Gazeta “Tema” e botuesit Mero Baze i cilësonte vargjet e Dukës si bejte. Ndërsa ngrinte pyetjen publike: “Çfarë do të ndodhte nëse bejte të tilla do botoheshin në Gjermani për Hitlerin”? Komenti bejtexhi duket se i ka djegur më shumë poetit Duka, i cili sot është marrë personalisht me botuesin Mero Baze. Ai ka botuar në Dita një replikë në vargje ndaj botuesit Mero Baze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka vonuar dhe gazeta Tema i është përgjigjur poetit Duka dhe gazetës Dita. “Gazeta Dita ishte mërzitur për dy gjëra, pse e kishim krahësuar Enverin me Hitlerin dhe pse vargjet e Arben Dukës i kishim quajtur bejte. Dhe, me këtë rast sot sulmon botuesin e gazetës TemA, duke u marrë edhe me flokët e tij. E bën me një bejte në formën e fletërrufesë, si në kohën e atij që i thurrin himne. Është e kotë të merresh me bejtexhiun Arben Duka që ka bërë këto vargje, sepse ai ashtu e mendon këtë gjë dhe si ai mund të ketë edhe të tjerë. Problem është kur një gazetë bëhet zëdhënëse e enverizmit. Dhe Dita këtë nuk e bëri vetëm dje, por e ka në frymën e saj si gazetë”,-shkruan në përgjigjen ndaj Dukës, Kryeredaktori i Gazetës Tema.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ragimin për poezine e Dukës në Tema mund ta lexoni ketu

Replika në vargje e Dukës

S’e bëj dot pushim,

as këtë të Shtunë,

sepse Mero Bazja,

më ka hapur punë!.

 

Edhe kundër meje,

dyfekun e nxorri,

u bë sërish Merua

si gjithë soji Morri!

 

E-mor Mero djali,

o koka pa qime,

je ti që ke ardhur,

në llogoren time!.

 

Dhe pse ka pickuar,

unë dot nuk e shaj.

një pleshtuc që hidhet,

nga skaji në skaj!

 

S’ta mohoj talentin,

në demokraci,

po ti je gjithmonë,

një njeri i zi!.

 

Ti je një minierë,

tamam- o qafir,

sa më thellë të shkosh,

gjen më shumë qymyr!.

 

Gjen gjithmonë qymyr,

dhe nga më i miri,

ndaj dhe po të them,

o Mero Qymyri!.

 

Je tamam qymyr,

more pelegrin,

i ndezur-të djeg,

i shuar-të nxin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?