Ardit Çela: Vrasësja e vërtetë e Klodianit është Rilindja
Forum E Mërkurë, 9 Dhjetor 2020 15:21
Nga Ardit Çela *
Heshtëm, nuk reaguam si duhet, kur policia dhunoi në mënyrë shtazarake një të mitur, duke e gjakosur e duke i plasur kokën në trotuar sepse kaloi orarin policor.
Heshtëm, disa qeshën, e më pas harruam sërish kur titullari i Policisë linçoi publikisht një grua, duke i nxjerrë njolla në biografi, sepse kërkonte të drejtën e saj për djalin që e rriste e vetme mes vështirësive.
Heshtëm kur policia tërhiqte zvarrë gazetarë e qytetarë, sepse protestonin si njerëz të lirë.
Heshtën të gjithë kur policia numëronte rrënjët e hashashit, për llogari të narkotrafikantëve, kur fikeshin radarët, uleshin e ngiheshin avionat me drogë.
Tani kërkohet t’i mbyllet goja shoqërisë, e të kalojë në heshtje edhe vrasja e 25 vjeçarit, sepse theu orën policore.
E tmerrshme!
Kjo është kronikë e një vrasje të paralajmëruar!
E paralajmëroi Kryeministri kur u bënte thirrje policave të flaknin kapelet e të mblidhnin vota për Rilindjen.
E paralajmëroi Qeveria kur nxirrte tanket në rrugë për të luftuar virusin
E paralajmëroi Kryeministri kur shpërndante fake – videot ku policia ushtronte dhunë nëpër botë, duke u bërë gaz i botës.
E ka paralajmëruar retorika, sjellja dhe reagimi i turpshëm i institucioneve për të gjitha rastet e mësipërme!
Unë e dua Policinë e Shtetit, kam
mirënjohje maksimale për mijëra punonjës të ndershëm, por ata janë njësoj viktima, nga drejtimi politik i Rilindjes.
Prandaj vrasësja e vërtetë është Rilindja. Ajo është frymëzuese, sjellja e saj, indoktrinimi i saj, dhe etja kriminale për të mbajtur pushtetin me çdo formë e çdo mjet!
*Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit
Lexoni edhe…
- Si mund të vritet 25-vjeçari vetëm se theu orën policore?!
- Presidenti: Prokuroria të vërë para përgjegjësisë autorët e vrasjes së Klodian Rashës
- Sonila Meço: Pse është i rëndësishëm presioni publik në zbardhjen e vrasjes
- Dyshime për falsifikimin e provave: Arma që gjeti policia nuk ka lidhje me ngjarjen
- Berisha: Policia hodhi armën në rrugë, Klodiani u vra pas shpine
- Vrasja e Klodianit/Të rinjtë marshim-protestë para Kryeministrisë
- Vrasje nga policia, sot protestë masive para Ministrisë së Brendshme
- Vrasja e 25-vjeçarit/ SHÇBA: Polici kapërceu kufijtë e mbrojtjes
- Petrit Vasili: Lleshaj shporru, ç’pret më!
- Opinion/ Polici tërhoqi këmbëzën, Klodjanin e vrau qeveria
- Oerd Bylykbashi: Të vdesësh në ditën e rinisë
- Ylli Manjani: Është vrasje me dashje, jo kapërcim i mbrojtjes së nevojshme