Arta Fuga: Nuk është ky populli im! Na poshtëroi tërmeti sa s’na ka poshtëruar 500 vjet robëri!

Nga Artan Fuga
Pasqyra që na rrënon dinjitetin. Dëmi më i madh i disa videove dhe bisedave a gjysëm bisedave në rrugë a nëpër shtëpi të cilat transmetohen pastaj në televizione ose në ndonjë portal, është se ata i paraqesin shqiptarët e zgjuar, të mënçur, dhe kritikë, na paraqesin neve pra si një popull:

servil,
hipokrit,
të paditur,
të pakulturuar,
të nënshtruar,
gjysëm debila,
madje që nuk dimë as edhe të formulojmë dot as mendime logjike! Katastrofë e mjerueshme televizive që na ve përpara surratit pasqyrën që na shtrembëron veten tonë, Sikur e meritojmë Piramidën mbi kokën tonë.
Sa më të rrënuar skllevërit aq më e lartë maja e Piramidës. Me vjen keq për këtë pamje të llahtarëshme që e shoh për ditë me zë dhe figurë!

Nuk është ky populli im! Unë e di që ata luajnë teatër, bëj kuvendin sipas vendit, shkëmbejnë pesë lajka me një çadër dimrore!
Tregti e detyruar! Fake News i llahtarshëm! Ndaleni këtë regji se nuk na ka hije!
Lutem!
Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet robëri!
Nuk ka nevojë t’a shtojmë edhe më!

Lexoni edhe…

EDITORIAL/Disa mendime për projektligjin për portalet përgatitur nga qeveria

Federata Kombëtare Italiane e Shtypit: Në Shqipëria po rrezikohet liria e medias

Komisionin e Helsinkit, shqetësim për paketën anti-shpifje në Shqipëri

SHKARKO APP