Artan Fuga kritika të drejta mediave
Artan Fuga, ka lëshuar një tjetër kritikë ndaj mediave, për faktin se si po e trajtojnë historinë e dy motrave Kajtazi, që vodhën babain e tyre pasi i vunë flakën shtëpisë. Kësaj here Fuga kërkon më tepër vëmendje kur flitet për motrën minorene, 14 –vjeçaren Klevisa. Dhe ka te drejte profesori.
Shkrimi i plotë:
Mos e perdorni qytetarin sikurse Arusha perdorte lepurin per tu fshire…
Edhe nje here per motren e vogel Kajtazi
Po, po, sigurisht qe kemi probleme sociale ne familje, pse fshatin qe duket do te na tregoni me kallauz?, sigurisht duhen trajtuar, por ato nuk mund te trajtohen si ne mbledhjet e Frontit demokratik, apo me fushata si ato kunder doktor Zhivagos,
per te trajtuar ato nuk duhet te sakrifikojme te drejtat e nje minoreneje si motra e vogel Kajtazi.
Mos ta bejme si legjenda kriminale e Rozafes, e mbeshtetur mbi tradhetine dhe sakrifikimin e individit te gjore per hir te interesave te grupit, sepse fundja ne me kete mentalitet jemi edukuar, per te ndertuar keshtjellen, sakrifikuan beben e vogel tradhetisht njerezit e shtepise, vjehrra dhe kunatat bashke me xhaxhallaret, nen keshillen e nje maskarai plak qe kalonte aty pari, duke i murosur nenen, te shkreten.
E jo, sistemi i vertete i te drejtave te njeriut nuk e lejon kete, nuk pranon qe gjoja per nje ceshtje te pergjithshme te shkelen te drejtat e nje njeriu.
Nje minorene, ka poaq te drejta per te ruajtur dinjitetin e saj sa edhe nje deputete ose minister, apo cun a goce pasunori. Kush neperkemb te drejtat e femijeve duhet te vendoset perpara pergjegjesise qe te mos e beje me, dhe s'ka avokat te paguar a te papaguar qe ta zhbeje kete.
Kjo eshte Europa qe duhet ta mesojme njehere, sepse ende kemi mentalitete rozafiane ne tru, pastaj te pretendojme te integrohemi atje.
Kete duhet ta fusim mire ne koke dhe te mos e harrojme kete mesim sepse aty nis dinjiteti i njeriut.
Jemi mesuar ta bejme lecke per te fshire xhamat e ndertesave te zyrave dinjitetin e njeriut, por nje dite kesaj do t'i vije fundi. Probleme sociale sigurisht ka, por problemi i pare social dhe politik qe kemi eshte, ai me uluritesi, se qytetari eshte si lepuri qe e perdorte si leter higjenike arusha per te fshire b…
Ne rregull?
As emrin e nje minoreni nuk ka te drejte media te perdore,
as intervista nuk ka te drejte media t'i marre pa pranine e nje avokati te vendosur nga shteti apo nje madhori qe ka autoritet ligjor,
pale me ta perdhosi duke shfaqur imazhet e saj neper gjyqe apo foto personale apo duke i botuar intervista pa kontroll si diarrhe bebeje ne vere.
Sepse perndryshe eshte kriminale. Mos fshihemi pas gishtit duke thene se jo po se keshtu trajtojme nje problem social, jo se keshtu i sherbejme opinionit publik.
Pse nuk e di une kete???
Perndryshe hajde trajtojme edhe ca gjera te tjera intime dhe personale te pasunarve, politikaneve, intelektualeve sepse fundja per cdo qime a muskul te te trupit te njeriut, mbrapa ka nje problem social.
Cfare thoni mo?
Lereni te qete motren e vogel Kajtazi, edhe te madhen madje…
Ka te tjera menyra per t'i trajtuar e zgjidhur problemet sociale dhe jo duke transformuar hallet intime e familjare ne shfaqje big brodher-i informativ.