Artan Fuga: Mjaft me vetëmburrjet për shpëtimin e hebrenjve

Nga Artan Fuga

Pa dyshim që gjithkush ka mbrojtur hebrenj, i ka fshehur ata nga furia naziste, kriminale, e çmendur, antinjerëzore, e poshtër, është një njeri që meriton të quhet i tillë. Pa dyshim janë të tillë edhe ata shqiptarë dhe shqiptare që e kanë bërë këtë.
Ndërkohë ka vend të sillemi ne sot dhe mot denjësisht me këtë ngjarje të historisë sonë që na nderon.
E para, duhet ditur se vërtet hebrenjtë nuk u përndoqën, masakruan, dogjën vetëm në një vend, as në dy, por patën të tilla probleme më gjërë nëpër Evropë. Por, por, por, edhe në Evropë pati miliona e qindra milionë që u ngritën kundër këtyre akteve barbare, patën me qindra mijë njerëz, burra dhe gra që i fshehën dhe i mbrojtën. Mos kujtojmë dhe bëjmë propagandë boshe sikur vetëm shqiptarët e kanë treguar këtë shpirt human dhe askush tjetër në Evropë.

Pra, të mos fyejmë popujt evroipianë, duke ngritur hymne për veten. E dyta edhe nëse dhjetëra shqiptarë ndihmuan një pakicë hebrenjsh në vendin tonë, kjo nuk kalohet në heshtje, por nuk duhet rrahur gjoksi. Nuk duhet krenuar, vetë-lëvduar, sepse është e turpshme t’i thuash tjetrit gjithë kohën, për çdo vit, pa pushim : E e peee si të kam mbrojtur?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Mua nëse dikush më ka bërë një të mirë, por edhe miqve të mi, t’u thotë: E mooo e mbani mend se çfarë të mire ju kam bërë? – do të isha bërë keq. Lëre t’i thosha dikujt këtë gjë nëse ndonjëherë do t’i kisha bërë një shërbim.
Ja them unë vetë atij çdo herë, pa fund, faleminderit! Pa fund! Jo të ma përmendë dikush!

Swiss Digital Mobile Reklama

E treta, nuk duhet trajtuar në asnjë mënyrë marrja në kujdes për t’i fshehur disa familje hebrenjsh, të gjorat, gjatë Luftës së Dytë Botërore, sikur vjen nga ndonjë natyrë hyjnore, fisnike, nga zakonet shqiptare, që mikun e e ka Zot etj. Këto janë mite gënjeshtare!
Vjen nga rrethana shoqërore dhe historike të kohës. Ndryshe merrini tekstet themeluese të sociologjisë dhe digjini në turrën e druve. Përndryshe mësojeni historinë.

a. Në Shqipëri nuk kishte konflikt social që të kundërvinte pjesë të shoqërisë shqiptare kundër hebrenjve sikurse kishte në Evropë që prej dhjetë shekujsh.
b. Hebrenjtë në Shqipëri nuk rivalizonin as për pushtet, dhe nuk kishin ndonjë lloj sundimi financiar apo ekonomik.
c. Te ne ideologjia e poshtër dhe e ndyrë naziste nuk ishte e lindur brenda shoqërisë shqiptare, nuk kishte rrënjë në popull, por erdhi si ideologji e pushtuesit. Pushtuesi nazist na mbante zap me forcën e dhunës, jo me anë të ideologjisë dhe propagandës.
E katërta të mos na gënjejë mendja të ndërtojmë një imazh hyjnor për vetveten. Jemi po aq të mirë, të shkëlqyer, por edhe me vese si të gjithë popujt e tjerë. T’i lëmë këto historitë me natyrën tonë paqësore, mikpritëse, se nuk shkojnë. Ne shqyem njeri tjetrin në një luftë vëllavrasëse kur ishte puna për pushtet, pronë, sundim, dhe jo do të kursenim hebrenjtë nëse do të ishin ngatërruar me ne, sikurse ne me njëri tjetrin.
Së pesti, mos harrojmë se gjatë luftës së dytë botërore, ideologjia nacionaliste antihebre ishte e përhapur në media që kontrolloheshin nga grupe të ndryshme në pushtet te ne. Prandaj një paradoks kishte: antihebre në gjeopolitikë dhe tolerantë ndaj hebrenjve, aq pak sa ishin, në Shqipëri. Këtë do kohë koha ta sqarojë.

Së gjashti, sa për stigmate, edhe hebrenjtë nuk kanë shpëtuar te ne, sikurse etnitë tjera. “Ik ore, çam, grek, jevg, çifut, çeçen, etj!” e kemi dëgjuar pa fund. Së shtati, a nuk na pranuan si emigrantë në ditë të vështira, italianët, grekët, etj? Pa shihni si i kanë pritur popullsi urbane “çeçenët” e ardhur nga zonat e Jugut dhe të Veriut. Të bën me turp!

Gjithsesi më delikat ka vend të jemi, më të vërtetë, ta shohim më mirë veten në pasqyrë, se në mos aleatë me nazifashizmin, bashkëpuntorë me të, të përulur ndaj tij, nuk është nuk ka pasur ndër elitat tona pushtetare dhe pronësore gjatë asaj kohe. Cka i bënte të binin në paradoksin: Me kriminelët në planin gjeopolitik, me viktimat, me një pjesë të vogël, të tyre, në Shqipëri.
Se edhe ata që digjeshin në Treblinka, Dakau, Prishtinë, Aushvitz, hebrenj ishin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?