Artan Fuga: Tirana si haaaale, është një fakt shkencor

 

Nga Artan Fuga

Ore dale se duke qenë shumë tolerantë dhe të kuptueshëm po marrim fajësira më shumë se duhet.

Disa gjoja ma tolerojnë termin "haaaale" sepse e paskam thënë si metaforë letrare…

Jo ore, jo. Termi "haaale" është një fjalëkyçe studimore, nuk është metaforë, është një paradigmë shkencore, një hipotezë shkencore studimi, një fakt total po e deshët…

Nuk pretendoj ta kuptojnë të gjithë, por studentët e kaluar nga duart e mia, me mijra, e kuptojnë se cfarë dua të them.

Është dije elementare në metodologjinë e kërkimit shkencor.

Mos e quani "haaaale" po deshët, quajeni wc, nevojtore, a sallë banjoje, si të doni, po haaaaleja "haaale" është. Edhe unë me ju aty banoj, një e dhomë e një kuzhinë dhe "haaaaale".

A nuk kalon Lana si një vijë ujrash të zeza e të pista mes për mes qytetit? A nuk është një gropë haleje, një përrua me plot urinë, që na kalon mespërmes qytetit, e zbuluar, me aroma që i thithim çdo mëngjes???

A nuk marrim ujë me pompa elektrike, me mijra e dhjetra mijra, duke futur në tubacionet tona një ujë që nuk pihet. E dini shifrën e tregtisë të ujit të pishëm në vend apo jo???

A nuk na del herëpashere nga rubineti një si ujë i verdhë??? Lëreni ca ditë pa i hapur rubinetat dhe do të shihni!!!

A nuk furnizohet me ujë pusi që ka ndotje shumë të madhe një pjesë e popullsisë periferike të qyteteve tona të mëdha??? Ujë e shurrë bashkë.

A nuk derdhen ndotjet tona fekale dhe urinore drejt e në det e gjole në zonat nga më të frekuentuara turistike???

A e dini gjendjen e banjave në njësitë e tregtisë që quhen restorante ku shpesh mungon uji i ngrohtë dhe pjatat, gotat dhe lugë e pirunjtë lahen e shplahen vetëm me ujë të ftohtë???

A keni blerë ndonjëherë fruta e zarzavate direkt nga toka, luleshtrydhe direkt nga pluhuri ku kalojnë qentë rrugaçë???

A e dini se në pazaret tona fshatare shitësit nuk kanë ku lajnë duart kur përmjerin te kafeneja ngjitur a te fundi i kasolles???

A e dini se pulat e ushqimet e tjera të ngrira në kioskat tregtare për shkak të mungesave të qarkullimit tregtar, kanë kaluar datat e skadencës, janë ngrirë e shkrirë disa herë, dhe ne i hamë sikurse hanë kërmën cakenjtë???

A keni parë pusetat nëpër Shqipëri sa janë të hapura dhe të padizinfektuara, dhe lëshojnë mikrobe anëembanë???

A nuk ka shumë pak mundësi një popullsi e madhe që të lahet për ditë me ujë të ngrohtë dhe me sapune a solucione larës dinjitozë???

Dhe nuk jetojmë në hale???

Shkoni, shkoni, nëpër wc fakultetesh, stacionesh autobuzi, treni, restorantesh mesatare, hotelesh të vegjël, duhet të llogarisni që koha e përmjerjes të koincidojë me kapacitetet e mushkrive tuaja për ta mbajtur frymën e bllokuar, në mënyrë që mos asfiksoheni…

Unë mbaj edhe sytë mbyllur mos shoh gjë poshtë.

A e dini se shpesh nuk ka ujë, letër higjenike, gjë prej gjëje….

E ca më thonë se e falim profesorin se e ka përdorur "haaaaalenë" si metaforë letrare.

Jo ore, jo, hajde e provojmë, edhe para gjyqit të inkuizicionit, që haaaleja është paradigmë shkencore e kërkimore,

SHKARKO APP