Artur Zheji: Nëse Rama jep dorëheqjen dhe roli që do të kenë Majko dhe Veliaj
Nga Artur Zheji/Kryeministri është në një hall të madh duke filluar që nga fillimjava.
E pret pikësëpari një padi penale nga ana e PD, për financimin e dyshimtë dhe të përfolur, për Fushatën e Presidentit Obama në vitin 2012, e cila bubrron tani në Drejtësine amerikane dhe edhe në mediat amerikane.
Sepse kemi një “pentito”, një të penduar pra, si Bilal Shehu, që simbas gojës së vetë avokatit të tij amerikan “është penduar” thellë, sepse është kapur duke trafikuar para nga jashtë SHBA 80.000Usd, të përdorura kundra ligjit amerikan, dhe gjurmët, pohimet dhe “pendesat”, të cojnë në Shqipëri.
Madje shumë afër Kryeminsitrit.
Por Rama, me siguri i ka marrë masat për këtë, nëse është ai origjina e këtyre parave, ose urdhëruesi, por kariera e tij, është në dorë të gojës së Bilal Shehut të penduar dhe gruas së tij, që ka shërbyer si bashkëpuntore në këtë operacion. Është gjithashtu në dorën e investigimit të pamvarur amerikan, që nuk është një kafshatë e lehtë, dhe nuk mund ti bërtasësh e të trembësh si Gjykatën e Apelit të shkallës së Dytë.
Në një vend si Shqipëria ku vidhen ditën për diell miliona euro, apo kur jepen qindra miliona euro koncesione, 80.000 dollarë duket një shifër e vogël dhe qesharake.
Por “fati i keq” mund ta dojë që duke lënë gjurmë në një shtet të huaj dhe tejet të ndjeshëm si SHBA, kjo harresë apo pakujdesi e masave të marra, mund të shndërrohet në një kopace të rëndë për karierën e Kryeministrit.
Sigurisht ai do të flaës për këtë, herët a vonë.
Por ndërkohë, besueshmëria e tij, ka rënë shumë në popull dhe ndër shumicën e miqve të vet që dikur e besonin.
Si Koco Kokëdhima përshembull.
Sepse ka folur shumë dhe bukur, për të mbroojtur pafajsinë e Elvis Roshit, kryebashkiakut të Kavajës, por është përgënjeshtruar.
Ka folur shumë për leverdinë publike të koncesioneve qindra milionëshe në Shëndetësinë Shqiptare, duke derdhur pra miliona euro, për shërbime mjekësore që përfituesit privatë, po e diskretitojnë, edhe sikur Rama, të jenë nisur nga iluzoni i bashkëveprimit shtet-privat.
Shikoni rastin e koncesionit të dializës, ka plot denoncime që pacientët, sjellin në strukturat private të financuara nga shteti, njësoj sin ë spitalet shtetërore carcafet e tyre nga shtëpia. Ndërsa ushqimi që u shërbehet është i pangrënshëm ose ndoshta i prishur.
Ka folur shumë për Rilindjen e të gjitha fushave të ekonomisë shqiptare, por ka dështuar dhimbshëm dhe dukshëm në të gjitha ato fusha, për të cilat ka marrë vota.
Në Shëndetësi pra, në Punësim, në Sigurinë Kombëtare.
Zgjodhi të mos flasë për grabitjen në Aeroportin “Nënë Tereza”, edhe kryeministri edhe ministri i brendshëm, por u lëshuan ndërkohë pandehma mediatike se “grabitja” ka lidhje me ish Ministrin e Drejtësisë Nasip Naco apo me vetë Berishën. Mirëpo këto diversione ndoshta të porositura, ndoshta të vetëofruara nga zagarëria, ngelën jetime dhe të pabesueshme.
Ndërkohë që disa javë më parë hodhi baltë e vrer, mbi sistemin e drejtësisë shqiptare, kur Prokuroria e Përgjithshme dhe një gjygjtar, shkarkuan kryepolicin Cako, për Krimin Shtetëror të Përgjimeve, por nuk bëri të njejtën gjë, kur po e njejta “Drejtësi”, kësaj rradhe e trembur, anulloi shkarkimin e kryepolicit, në vlagën e debatit për të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi.
Tani Kryeministrit i duhet të vrapojë dhe “ta shpërbëjë e ta nënshtrojë” sa më shpejt, Prokurorinë e Përgjithshme.
Sepse ajo është për të sot, shumë e rrezikshme!
Prokuroria e Përgjihshme, po bën një serë hetimesh mbi të, nga 80.000 dollarëshi i famshëm, te presioni ndaj Gjygjsorit, te Hetimi për grabitjen e aeroportit të Rinasit, ku prapë telashet nuk kanë të sosur për ministrin Tahiri dhe edhe disa cështje të tjera që nuk janë mbyllur, atë të Përgjimeve të Paligjshme në rradhë të parë.
Nëse kryeministri nuk vrapon dot aq shpejt, sa ti “vrasë politikisht” të gjithë “armiqtë e tij”, në Prokurori, në Gjykatë apo në Presidencë, ai si kryeministër, ka pak kohë politike për të administruar dhe per të shpëtuar kryeminstrillëkun e vet.
Dhe nëse nuk ja mbrrin dot këtij vrapi dhe këtij nënshtrimi, duhet të dorëhiqet pra, në një mënyrë ose tjetër, që Drejtësia të vazhdojë e patrazuar punën e saj.
2 janë kandidaturat në duart e të cilave ay, kryeministri pra, simbas zërave të koridoreve, po mendohet, të lerë pas në krye të Partisë Socialiste, Pandeli Majkon ose Erion Veliajn.
Me Majkon ai, mendon se mund ta ketë të lehtë, edhe tja japë, edhe tja marrë përsëri Partinë.
Ndërsa Erion Veliaj, është tanimë një politikan rrace, që duket se mund të mbajë besnikërisht Paktin, për një kryesim të përkohshëm të Partisë Socialiste, përderisa Rama, të mbledhë energjitë e harxhuara, për një revansh të ri.
Por si do të reagojë Partia Socialiste në një rast të tillë?
Do ta mbështesë apo do të përcahet?
Apo do të “pjellë” një Kryetar të Ri, duke refuzuar zgjidhjet e gatshme të Ramës?
Gjithmonë në rastin, që “golin” ta bëjë e para, Drejtësia dhe Prokuroria, me një vandak Dosjesh, që nuk kanë aspak të sharë, në peshën e tyrë të akuzës dhe mprehtësinë, për të rrëzuar ministra, por qoftë edhe një kryeministër.
Që simbas Statutit të Partisë Socialiste, duhet të dorëhiqet edhe nga kryesimi i saj. 360gradë.al