Artur Zheji: Planeti Tokë, përpara një rreziku që pakkush e thotë…
Nga Artur ZhEJI –
Nga ora në orë, lajmërimet për virusin e ri, po përforcohet në nivel botëror. Dikush mendon se është një fluskë sapuni, për të shitur fill më pas, vaksinat e posaçme dhe per të siguruar nga ankthi botëror edhe ca miliarda dollarë të tjera.
Porse mundësia që ky virus është “arratisur” nga ndonjë laborator lufte, i Republikës Popullore të Kinës, është po aq i lartë. Kinezët sidoqoftë po mundohen në mënyrë shembullore ta korigjojnë këtë gjë, duke marrë masa spektakolare dhe mbresëlënëse.
Por gjithashtu, askush nuk mund ta përjashtojë mundësinë, që kjo “arratisje” e këtij virusi vrasës, të jetë një arratisje e autorizuar, nga mendje të sëmura që kanë shpërthyer një shantazh bakteriologjik, për të mos thënë një luftë të mirëfilltë…
Urojmë Zotin, që këto mendje të sëmura, që përllogarisin dominimin e racave dhe gjunjëzimin e kundërshtarëve, të mos kenë pozicione kyçe dhe vendimarrëse, që të veprojnë në mënyrë të pakontrolluar dhe në mënyrë terroriste. Sepse nëse virusi vrasës, është futur në qarkullim në mënyrë të qëllimshme, është rasti flagrant i një terrorizmi bakteriologjik të frikshëm.
Lus Zotin të mos jetë kështu!
Industria e vdekjes, në të vërtetë ka qenë gjithmonë ajo që ka fituar gjithmonë më shumë para në Planetin tonë.
Duke filluar nga falsifikimet e ushqimeve, te teknologjitë mjekësore që fshihen, për tu shitur më shtrenjtë, pavarësisht se sa viktima ndëshkohen me vdekje, te ndotja globale, te industria e armëve dhe duke kulmuar te laboratorët e vdekjes bakterologjike, që mund ta shfarosin njerëzimin, por të ruajnë pasurinë e tokësorëve, ndryshe nga bombat atomike gjithëshkatrruese…
Sa pak dashuri ka mbetur në mëndjet dhe shpirtrat e SuperKupolës politike dhe financiare, që udhëheq realisht Botën, herë në mënyrë të dukshme dhe më shpesh akoma, në mënyrë të padukshme…
Sa pak dashuri dhe sa ftohtësi rrëqethëse, n’lidhje me jetët njerëzore të pambrojtura, që ikin, ndëshkohen dhe shfarosen pa e kuptuar se “përse?!’
Të vjen keq, kur sheh në këtë rast Shqipërinë!
Supermjekë dhe superintelekte të keqmenaxhuara, gjysëm të braktisur në fatin e tyre, që për më tepër përflitet me pasion.
Shqiptarët, “gjalpë i mirë në lëkurë qëni!…” mbllaçisin në këto raste zagoritët.