Artur Zheji: Te e majta ka një virus të rëndë përçarës

Artur Zheji vazhdon të insistojë se brenda së majtës, ka një virus të rëndë përçarës.

Në këtë fillim shtatori, raportet mjekësore për shëndetin e shumicës qeverisëse nuk janë aspak të mira, sepse analizë pas analize, laboratorët mediatikë, diplomatikë dhe politologjikë dallojnë gjurmë të theksuara të një virusi të rëndë përçarës”, shkruan Zheji.

Por, në analizën e tij, ai është marrë me raportimet për një ftohje të mundshme mes Bashës dhe Berishës.

Zheji shkruan se argumentet për një ftohje të tyre, nuk qendrojnë.

Sipas tij, Basha është personi më adapt për kryetar i PD-së, dhe këtë, sipas Zhejit, edhe Berisha e di mirë.

Ai shkruan se për Bashën është më mirë të marrë ndonjë kritikë nga mentori i tij politik, se sa ta shqyejnë kundërshtarët e tij brenda partisë.

Berisha, ndryshe nga sa përflitet nga gupe apo grupazhe të interesuara brenda apo jashtë partisë, është i ndërgjegjshëm që Basha është kryetari më i mirë i mundshëm në timonin e PD”, shkruan Zheji.

SHKARKO APP