Asnjë evidencë shkencore nuk tregon se mbyllja e kufijve shtetërorë frenon pandeminë

Nga Dr. Klodian Rjepaj (Ish-zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, ekspert i Shëndetit Publik)

Dekadën e fundit, populizmi i “djathtë”, si nje ideologji në ngritje në botë dhe në Europë, ka pase nje ndikim te madh ne forcimin e kontrollit te kufijve. Nuk flas ketu per kontrollin normal te kufijve, as per zbatimin e procedurave ashtu sic jane te shkruara. Flas per ‘ankthe’ apo ‘makthe’ te diskursit politik ne lidhje me identitetin, kulturen dhe sigurine ekonomike.

Ne rastin e pandemise Covid-19, keto me siper shumfishohen si rezultat i frikes se perbashket. Sindroma e ‘Murit’ ( the Wall) eshte bere gjithnje e me shume prezente edhe në Europë. Rasti tipik i ‘frikerave’ , ‘anktheve’ apo ‘maktheve’ te perkthyera ne politika non sens, ishte dhe mbetet bllokimi i levizjes se lire ne EU apo dhe me gjere. Mbivendosja e dy koncepteve, ai i mbrojtjes se Shendetit dhe Levizjes se Lire, ka qene nje ceshtje e trajtuar qysh ne Traktatin e Romes 1957, duke lejuar vendet anetare te kontrollojne levizjet kufitare nese vihet ne rrezik shendeti i popullates.

Gjithashtu, neni 45 i Traktatit te Lisbones, ne fuqi prej 2009’s, jep mundesine e kufizimit te levizjes se lire per arsye te shendetit publik. Pavaresisht kornizes se mesiperme, deri me sot, nuk ka pase asnje evidence shkencore qe te tregoje se mbyllja e kufijve mund te jape efekt ne parandalimin e epidemise, kur kjo e fundit eshte ne fazen e transmetimit komunitar dhe njesoj pothuaj ne te gjitha vendet.

Në Mars te ketij viti (2020), nje artikull ( the Conversation) nga Frederique Berrod dhe Pierrick Bruyas ( Universite de Strasbourg), perforconte idene se BE u ndertua mbi parimin e heqjes se kufijve dhe promovimit te levizjes se lire gje qe ne fakt, nen optiken e pandemise aktuale u ripercaktua ne menyre te ndryshme edhe si nje mekanizem sigurie i cdo vendi me vete.

Pyetja qe u ngrit nga shume aktore, bile edhe nga OBSH, ishte nese mbyllja e kufijve, ishte nje menyre efikase per te mbrojtur Shendetin Publik. Kjo pyetje e ka pegjigjen tek Politika apo Politikat.

SHKARKO APP