Assad në Siri, sirianët në Gjermani

 

Nga Gëzim Llojdia

Emigrimi drejt Evropës ka nxitur Gjermaninë të përgatisë kampet e pritjes. Ndërsa emigrantë mërijnë nga dy drejtime: Nga vendet e Mesdheut, kryesisht vendet e luftës dhe nga vendet e Ballkanit. Për të parët janë bërë gati dhe kanë hyrë në veprim kazanët e supës. Për të dytët shikohet mundësia e rikthimit nga vendet e origjinës. Ditët e fundit u panë foto tmerruese që tregojnë fëmijë emigrantë të vdekur në brigjet e Mesdheut. Mirëpo edhe pas këtyre pamje tmerruese shqyrtohet se dora e mafies së Mesdheut, fshihet prapa këtij emigrimi. Pyetja e thjeshtë që bëhet nga miliona njerëz është përse emigrimi i sirianëve filloi pasivisht këto ditët e fundit, kur lufta në Siri ka tre vjet që ka filluar?

Por emigrimi drejt Evropës ka një shtysë. Assad në kërkim të mbajtjes së pushtetit pas tre vjetëve luftë dhe 300 mijë viktimave siriane, ka gjetur një zgjidhje për të vijuar qëndrimin e tij në pushtet. Emigrimin e sirianëve. Kështu sirianët tashëm për ti shpëtuar konfliktit nisen drejt Evropës, kryesisht Gjermanisë ndërsa Assad qëndron dhe kontrollon një shtet që ka degjeneruar totalisht të rrënuar nga lufta e gjatë civile, copëtuar prej ISS, me emigracion masiv me pasoja të tjera e çfarëdo gjëje tjetër. Nëse sirianet nisen drejt Gjermanisë, për ti shpëtuar luftës kanë një arsye të thellë. Pritën tre vjet, që të ndërhynte ndokush nga bota. Pritën dhe shpresuan tre vjet, plot 1000 ditë, por askush nuk shkoi në ndihmë të popullatës së pafajshme. Në kushtet kur shpresa, që vdes e fundit kishte muaj që ka humbur zgjodhën emigrimin për ti shpëtuar luftës. Mirëpo drejtimi i emigrimit të sirenave mbetet pak i çuditshëm.

a-Përse sirianët dhe të tjerë emigrantë të këtij rajoni ,emigrimin e shikojnë tej detit Mesdhe diku në Evropë dhe jo pranë fqinjëve të tyre të pasur e të dehur nga bollëku i parasë që buron nga nafta?

b-Kush i orienton emigrantët e Lindjes së Mesme të këtij rajoni të pasur drejt Evropës. Flitet se ka organizata kriminale mafioze që përfitojnë mbi 800 mijë euro?

c-Përse vendet e këtij rajoni nuk organizojnë pritjen dhe mbajtjen e emigrantëve të luftës deri në përfundim të saj pranë kufijve  të tyre por i depërtojnë emigrantët në zemër të Evropës?

 Mjafton të pyesësh në shumë shtete dhe fjala është se pranohet azil si, u theksua edhe në samitin fundit të Vjenës, vetëm për emigrantët, që vijnë nga vendet e luftës, midis të cilave është edhe Siria.

d-Mirëpo lufta nuk është në Europë, lufta nuk është fare në rajonin tonë .

Pa mohuar vlerat humanizmit dhe të tjera si këto ndihma që u duhen dhënë emigrantëve të pafajshëm me strehim e akomodim të shpejt, dua të shtrojë ca pyetje:

1-Përse Evropa nuk e bëri këtë me shqiptarët në vitin e mbrapsht ‘97,kujtoni vetëm Otranton. Sa vite u rropatën shqiptarët ndër ambasada që pasuruan këta të fundit dhe i kujtojnë shqiptarëve :rrini rehat se rivëmë sërish vizat. Përse Evropa nuk mbanë banorët e saj të ardhshëm, që vuajnë për bukën e gojës,ndërsa vendet e pasura arabe kanë mbyllur dyert për emigrantët?

 2-Sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje. Po qe për Assad, ai kështu mund ta mbajë pushtetin jo më për 30 vjet dhe për 300 vjet po ti jepej kjo mundësi.Assad kështu është mësuar tirënët po nuk i rrëzove ,vet nuk ikin nga pushteti.

3-Përse Evropa dhe vendet tjera nuk ndërhyjnë me zgjidhje të problemit qoftë edhe me luftë për të larguar tiranët mes të cilëve Assad shkaktarë të kësaj gjendje,por ka gjetur rrugën e fundit,atë të strehimit të emigrantëve? Dihet se në të gjithë këtë mori emigrantësh që mbrijnë në Evropë shumica janë sirianë dhe po vazhdoi kjo gjendje kështu i mbetet që 15 milion milion sirian të mërijnë në Evropë dhe një pakicë ta udhëheq Assad atje në Siri,i bie që 10 milion mysliman ti drejtohen për ndihmë Evropës së krishterë,ndërsa vëllezërit e tyre syni kanë mbyllur dyert e vijojnë ngritjen e grataçelave duke shpikur edhe ashensor 20 km. I bie që edhe vendet tjera të këtij rajoni të bëhen gati për emigrimin  mos vallë pushkët,që u ngrehën edhe te fqinjët e afërm të Sirisë ka këtë arsye sepse Evropa ka bukë,strehim ,asistencë. Pritja dhe akomodimi i emigrantëve është fjala e fundit që duhet të kryej Evropa. Personazhet e këtij rebusi janë-një diktator që qeverisë veten,mafia që pasurohet dhe Evropa që bënë gati kazanët e supës. A shikoni ndonjë zgjidhje në këtë mes,përveç në vendnumëro.

4-Ç’kuptim ka që Europa lë shtetasit e saj rrugëve dhe merr masa për emigrantët e huaj,përse rajoni i tyre një vend i pasur i mbytur nga luksi, grataçelat, miliardat, makinat nuk afron mbështetje për emigrantët, që kanë tre vjet në luftë me regjimin e Assadit?

5-Çdo të ndodh me shtetasit e saj të ardhshëm apo më mirë me banorët e hershëm të kësaj toke e të këtij kontinenti do ti ngop vallë Merkel me dekorata, zyrtarët e BE me buzëqeshje,të tjerët me burokracira do ti lënë si i kanë lënë në pikë të hallit, 20 vjet ua nxinë jetën sporteleve të ambasadave,tash me mashtrime projektesh në letër dhe me gurë në trastë. Ju do të thoni fajtore është qeveria. Qeveria ka fajin e saj, po Europa rri e vështron Ballkanin përtej hirit të saj, ndërsa shtetarëve ballkanas u ngrënë murre, gardhe me tela karriq, brenda Evropës, duke formuar kështu: “Mure berlinësh” në miniaturë.

 

SHKARKO APP