Astrit Patozi: Ja pse është kaq e vështirë marrëveshja për asgjënë…
Nga Astrit Patozi -A doni një provë të qartë se përse e ashtuquajtura reformë zgjedhore, që po pritet të miratohet këto ditë në Tiranë, është pa shumë vlerë?
Fakti që ata po bëjnë të vështirin, duke bërë sikur po mendohen gjatë, për një pikë të cilën nuk po e tregojnë ende, do të thotë se sot nuk kanë asgjë për të ndarë.
Atëherë kur kishin, më 17 maj të 2017-ës, e vendosën brenda natës dhe dolën para kamerave të qeshur si vellezër të rigjetur baladash.
Kjo e shpjegon plotësisht zvarritjen e mërzitshme të negociatave, që nuk po shtyhen përpara me gjithë cfilitjen e ambasadorëve, dhe gjoja vështirësitë e mëdha për të arritur një kompromis, i cili në thelb nuk ndryshon asgjë të rëndësishme në kënetën politike të Shqipërisë.
Nuk kanë faj, se nuk janë mësuar të bëjnë asgjë falas në këtë botë, ndaj nuk po u ka duk “lodhja” për arritur një marrëveshje edhe për asgjënë.