Atë që na ngriti kokën, nuk mund ta largojmë me kokën ulur

Sot De Biazin e përshëndetën vetëm shqiptarët e thjeshtë. Ata që brohoritën stadiumeve dhe ata që suksesin e kombëtares e panë si sukses dhe krenari të vendit të tyre. Të tjerët, bëjnë vetëm hesape, llogari, pazare. Packa se tundin flamurin e suksesit të De Biazit

Nga Mentor Kikia

Kur ai erdhi me flamurin Kuq e Zi dhe me fitoren historike të Shqipërisë, të gjithë nxituan ti shtrojnë tapetin e kuq nga aeroporti deri në Tiranë. Një festë që tejkaloi çdo cak e arsye ne fakt. Por gjithësesi, ishte një festë dhe në festa njerëzit edhe dehen…

Kur ai tha se do të iki me përfundimin e eleminatoreve, në Tetor, pasi nuk ma rinovuan kontratën, askush nuk tha: Dale, çpo ndodh, pse do të largohesh? Kush po te largon? Asnjeherë nuk kemi patur një trajner më të mirë e një skuadër më të mirë. Ata që i shtruan tapetin s’u kujtuan.

Por një ditë më pas, ai doli i përlotur e me koken ulur, e tha se po iki që sot, pa pritur fundin e eleminatoreve. Pasi kishte thënë se kokën e tij e donin menjëherë pas ndeshjes me Izraelin, ai shkroi një letër lamtumire plot edukatë. Ku shprehej “skuadra jonë”, “kombëtarja jonë”, “vendi ynë”. Ashtu si në historitë e diktaturave, ku ata që të vrisnin natën të vajtonin ditën, u përlotën bashkë me De Bizanin edhe ata që i kërkuan kokën: Po pse ike, ne të donim?

Mediat sportive, po ashtu, raportuan thate largimin e tij sikur të kishte ndodhur një aksident rrugor.

Sot De Biazin e përshëndetën vetëm shqiptarët e thjeshtë. Ata që brohoritën stadiumeve dhe ata që suksesin e kombëtares e panë si sukses dhe krenari të vendit të tyre.

Të tjerët, bëjnë vetëm hesape, llogari, pazare. Packa se tundin flamurin e suksesit të De Biazit

Por ka një ndryshim. De Bizai ka hyrë tashmë në historinë e futbollit shqiptar. Të tjerët askush nuk do ti kujtojë. Ndrësa ata që e duan kombetaren jo për para e politikë, duhet ta nderojnë më shumë se kurre një njeri që bëri për futbollin shqiptar më shumë se cdo kush tjetër në historinë e tij. Nje njeri qe na ngriti koken, nuk mund ta largojme me koken ulur.

SHKARKO APP