Ato pistoleta në b…. futini!
Nga Bledi Mane
Një ligj i poshtër, propozuar, diskutuar dhe aprovuar nga 140 të poshtër u jep të drejtën mijëra e mijëra të poshtërve të paisen me armë.
Shkruar më shkoqur, në Shqipëri nëse je deputet mban pistoletë me leje.
Je ministër?
Ke të drejtë ti dhe truproja jote të mbash armë me leje.
Ligji vazhdon idiotllëkun pa përfunduar këtu.
Gjykatësit dhe prokurorët mbajnë armë me leje.
Punonjësit e policisë dhe ushtarakët po e po që mbajnë armë.
Titullarët e institucioneve dhe një pjesë e administratës publike. 61 kryetarët e bashkive kanë të drejtën e mbajtjes së armës me leje.
384 administratorët e pushtetit lokal mbajnë armë me leje sipas legjislacionit shqiptar.
Kryepleqtë e fshatrave paisen me armë me leje.
Administrata e bankës qendrore dhe drejtuesit e bankave të nivelit të dytë mbajnë armë me leje.
Punonjësit e doganave dhe tatimeve mbajnë armë me leje.
Policët privatë mbajnë armë me leje.
Puonjësit e pyjeve dhe zjarrfikësit mbajnë armë me leje.
Biznesmenët kanë armë me leje.
Unë si punonjës i administratës qendrore dhe si gazetar kam të drejtën e paisjes me dy pistoleta…
Mbeti njeri pa u armatosur në Shqipëri?
Dhe ulërasim kur deputeti Armando Prenga qit pushkë në mes të La(q)çit.
Me kolegët e vet deputetë vetë e kanë propozuar ligjin e armbajtjes, vetë e kanë diskutuar, vetë e kanë hedhur në votim, vetë e kanë aprovuar, vetë nxjerrin armë e plagosin rrobt.
Me leje e ka Armandi pistoletën, ndaj mbylleni gojën!
Çarmatoseni këtë vend nga armët, çarmatosini të fortët nga pandëshkueshmëria, çarmatoseni policinë, prokurorinë dhe gjykatat nga qokbërja dhe do e shikoni që armandërat do të mbeten minorancë e do tkurren çdo sekondë..