Avokat Ngjela për Reformen

Avokati Spartak Ngjela, një shkrim të tijin komenton votimin me konsensus të reformës në drejtësi.

Avokati ka një tezë të tijën për votimin e reformës. Sipas tij, deputetët e PD-së kishin dy frikëra kryesore.

Së pari nga ish-kreu i PD-së, Sali Berisha dhe e dyta prej ato që ai i cilëson si “të vërtetat që SHBA-të dinin për ta”.

Ngjela thotë se kjo e dyta ishte më e madhe, ndaj edhe reforma kalo.

STATUSI

Çfarë është kjo sjellje që paraqesin këto ditë pasi është votuar Reforma, opozitarët e rënë nga vafti?

Është cinizëm. Kështu janë sjellë në historinë e këtij qytetërimi të gjitha plejadat politike, kur kanë qenë nën peshën e llogaridhënies për korrupsion shtetëror.

Ç’është cinizmi?

Oskar Ëaijlld e ka përcaktuar cinikun si “njeriu i cili njeh çmimin e gjithçkaje, por nuk njeh vlerën e asgjëje”. Në fakt kjo është esenca.

Cinizmi është moment shtypës në vetëdije, ka hakmarrje brenda vetes, ka dëshirë për të mohuar principet, dhe në fund : cinizmi është në thelb një menyre e shëmtuar për të treguar të vërtetën.

Ja, kjo është gjendja e sotme e atyre që janë penduar pse “votuan një reformë kategorikisht kundër tyre”. Por më shumë, kjo është gjendja cinike e Berishës. Ai u ndie i “tradhtuar”, në një kohë që as që nuk di ta mendojë sesi të tjerët duhet të sakrifikojnë veten, për të shpëtuar atë nga bëmat e tia korruptive dhe abuzuese që Reforma i godet.

Erdhi një çast që, fati historik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë varej nga zhbërësit e avenirit shqiptar. Por kjo u kapërcye tani. Prandaj të korruptuarit kanë rënë në cinizëm. Mos u mërzisni, janë brenda natyrës njerëzore!

Nuk është gabimi ideor i cinikeve kjo që po shohim, është përplasja e dy frikërave që sollën votimin: Frika nga Saliu e deputeteve te PD-së, dhe frika e tyre nga e vërteta që dinin amerikanët për ta. Kjo e dyta sigurisht që ishte më e madhe, prandaj fitoi votimi. Dhe mirë bënë ata që e votuan Reformën kushtetuese, dhe mirë do bëjnë që cinizmin t’ia lenë Saliut, dhe të votojnë shpejt ligjet.

Shqiptarët janë sot në gjendje të rëndë ekonomike, sepse qeveria është në embargo derisa të votohet Reforma tërësisht. Reforma zhbllokon gjendjen, por cinizmi i të korruptuarëve nuk ka limit.

Gjithsesi, këto janë ditët e fundit. Muajt që vijnë, nuk do jenë më me cinizmin e atyre që kanë rënë nga vafti, por me frikën e tyre, dhe me gëzimin e shqiptarëve.

SHKARKO APP