Avokati i njohur në SHBA: Soros kontrollon qeveritë, ja ç’bëri në Shqipëri në 30 qershor

Avokati i njohur shqiptaro-amerikan, Peter Lumaj, ka tërhequr vëmendjen në Shtetet e Bashkuara me intervistën e tij në Fox News

I ftuar në ‘Fox and Friends”, një ditë pas deklaratave të presidentit Ilir Meta në Tiranë, Lumaj është shprehur se mandati majtist, George Soros, kërkon të kontrollojë dhe komandojë qeveritë e vendeve ish socialiste në Europë, përmes milionave të tij.

Avokati i njohur nuk harron pa përmendur edhe votimet e 30 Qershorit duke deklaruar se pas tij fshihet pikërisht Soros. “Ju keni George Soros. Shpenzon miliona dollarë në Evropën Lindore për të kontrolluar qeveritë dhe individë. Sapo e bëri edhe në Shqipëri më 30 qershor”, shprehet Lumaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht Peter Lumaj është një avokat i njohur, i çështjeve të imigracionit. Në periudhën parazgjedhore dhe gjatë votimit të presidencialeve në SHBA ai ka qenë njëkohësisht, një mbështetës i madh i Donald Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emri i Peter Lumajt u bë i njohur jo vetëm në rrethet politike në SHBA në Shkurt të vitit 2012, kur ai si shqiptari i parë në histori, i lindur në vendin tonë kandidoi për senator i Shteteve të Bashkuara. Avokati i çështjeve kriminale dhe të emigracionit nga Fairfield-i ishte në atë kohë, një prej pesë republikanëve që kërkonte të përfaqësonte këtë parti në zgjedhjet e përgjithshme të Nëntorit, për të zënë vendin e senatorit Joe Lieberman.

Peter Lumaj, sot 50-vjeçar, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, u arratis nga Shqipëria komuniste 29 vite më parë në vitin 1989, për të mbërritur në SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?