Babai i ISIS-it
Analisti serb me inicialet O.S. shkruan në gazetën ditore Telegrafi lidhur me Ibn Tejmien, se kush është ai dhe si ka arritur të ketë ndikimin e tij, edhe pse tani më qe 700 vite është i vdekur.
Ibn Tajmija, një mendimtarë ekstremist i cili ka jetuar 700 vite pas Profetit Muhamed, ka arritur me mësimet e tija të predikoj sektin rrymën selefite, duke insistuar se Selefizmi është rrënja dhe më e afërta e Islamit burimor.
Taki ad-Din Ahmed ibn Tajmija, i njohur si Ibni Tejmije ka lindur në vitin 1263 në Haran në kufi të Sirisë dhe Turqisë. Ai ka dashur një jetë të thjeshtë, është marrë me mësime, kurrë nuk është martuar, as nuk ka pasur femër në jetën e tij. Shumicën e jetë s e ka kaluar në Damask në kohën kur bota islame ka qen nën sulmet Mongolëve.
Qëllimi i tij në jetë ka qenë që Islamin ta kthej tek stërgjyshërit e tij të hershëm, si dhe ka qenë anëtarë në mez-hebin Hambeli, që në Ballkan ky mezheb nuk është praktikuar , prandaj në Bosne Kosovë dhe Maqedoni dominon mez-hebi ( shkolla e mendimit) Hanefi . Sipas mendjes tij ai dëshironte ta kthente popullin në kohën më të hershme duke komentuar dhe vepruar me Kuran dhe sunet, , prandaj edhe është quajtur babai i Selefizmit, e më pas i Xhihadizmit dhe Vehabizmit.
İbni Tejmije ka dhënë fetvat (dekretin ) se duhet luftuar Mongolët sepse ata nuk e pasojnë sheriatin. Pse ne shkruajmë dhe e kemi njohur këtë emër sot? Sepse praktikat e liga të tanishme të lëvizjeve islame janë të bazuara në mësimet e Ibni Tejmijes, e disa shkojnë aq largë sa që kanë formuar mendimin dhe rrymën ushtarake “ Takfiristët” të cilët me shumë dënime të trmershme pa u bazuar në ligjin e krijuar suprem, shumë njerës i ndëshkojnë, mbysin , varrin e rrahin nëpër rrugë , me preteksin se kështu duhet vepruar me ata njerëz të cilët nuik i rrespektojnë principet Islame.
Sipas kësaj motoja teorija e Ibni Tejmijës që thekson “ Është obligim për çdo besimtarë që të luftojë dhe të mbysë të gjitha Qeveritë Islame që nuk e praktikojnë sheriatin “
Ibni Tejmeje me konceptin e mësimeve të veta që iu ka lënë pasardhësve Selefi, ai e ka luftuar ashpër me fetvat e tija gjeneratat Familjes së Profeti Muhamed, që nga Familja e ngushtë dhe të gjitha fiset që kanë pas lozë të profetit Muhamed të ashtuquajtur Sejjid dhe që bashkëjetojnë në tërë botën me mysliman.
Në varrimin e tij kanë marrë pjesë mëse 2000 persona, pas vdekjes së tij selefistat janë qenë të dhënë shumë pas gjërave të tija të mbetura, sa që shënohet në histori se selefët e kanë pirë edhe ujin e ndyrë të xhenazes, duke i besuar këtyre besëtytnive se ishte njeri i shenjtë.