Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:40 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026, sipas të dhënave më të fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë është: një euro këmbehet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Babalja”, Patozi: Pronari i SHQUP ose i vilës së Surrelit duhet të zhduket

Forum E enjte, 9 Shtator 2021 22:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti Astrit Patozi iu është bashkuar reagimeve për konkluzionet e nxjerra nga Prokuroria për çështjen ‘Babalja’ ku thuhet se regjistrimi i audio-përgjimit të publikuar nga PD nuk është origjinal. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Patozi është dakordësuar me mendimin e analistit Andi Bushati, për ‘filmin me metrazh të shkurtër Babale’.

Sipas Patozit, në fund të kësaj çështje, ose Rama ose Basha duhet të largohet. “Ose pronari i SHQUP-it, ose i zoti i Vilës së Surrelit duhet të zhduket, jo vetëm nga skena politike, por mundësisht dhe nga Shqipëria. Sepse njëri nga të dy është një politikan palaço dhe një mashtrues ordiner, që të bën gjëmën, i cili e meriton plotësisht të gjithë neverinë e shqiptarëve normalë”, thotë Patozi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 23 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

REAGIMI I PATOZIT
NJËRI NGA TË DY DUHET TË SHPORRET
Sot jam plotësisht dakord me Andi Bushatin. Që filmi me metrazh të shkurtër i Babales është, ose prodhim i SHQUP-it, ose i Vilës së Surrelit. Të vetmet konostudio të afta për realizime të tilla dhe që mund të përfitonin nga efektet e saj. Madje, po ta kisha në dorë, do të propozoja amnisti për të gjithë aktorët që shfaqen aty, edhe pse Kodi Penal mund të parashikojë dënime të rënda për ta. Sepse i konsideroj shumë më pak të fajshëm, se protagonistët e vërtetë të kësaj historie të pështirë.
Mirëpo, kjo nuk mund të jetë më një çështje që ta ndajnë sondazhet e rrjeteve sociale dhe as opinionet e analistëve, që Zoti na i faltë, i kemi me shumicë. Sepse nuk mund të ketë dy të vërteta për të njëjtin fakt. Në çdo vend tjetër, me gjithë skepticizmin apo paragjykimet politike, fjalën e fundit do ta thonte drejtësia dhe verdikti i saj do t’i jepte fund debatit. E di që kjo do të ishte e tepërt në Shqipëri, për shkak të një mosbesimi ekstrem ndaj saj, por kjo nuk do të thotë se nuk ka zgjidhje.
Nuk ka rast më të mirë se ky për të thirrur ekspertizë ndërkombëtare, madje, po të jetë nevoja, edhe hetim e gjykim me të huaj, për ta çuar deri në fund zbardhjen e të vërtetës për këtë neveri shqiptare. Sepse ky vend duhet të shpëtojë nga relativizimi i të vërtetës, nga ndarja e publikut në dy kampe tifozësh, që ulërasin për skuadrën e tyre, dhe askush nuk mban përgjegjësi për atë që bën e thotë.
Kjo nuk është një fushatë elektorale, ku secili mund të shprehë apo premtojë çfarë t’i teket dhe t’i lihet në dorë njerëzve të vendosin kë besojnë më shumë. Këtu ka ndodhur një krim dhe ai ka vetëm një autor. Nuk ka asnjë rëndësi se çfarë mendon Edi Rama, Lulzim Basha, unë apo Andi Bushati për këtë çështje.
E vetmja gjë që peshon këtu është e vërteta. Dhe ajo duhet të dalë në dritë, me çdo mënyrë dhe me çdo kosto, përfshirë këtu edhe një hetim të plotë ndërkombëtar.
Por pas kësaj, ose pronari i SHQUP-it, ose i zoti i Vilës së Surrelit duhet të zhduket, jo vetëm nga skena politike, por mundësisht dhe nga Shqipëria. Sepse njëri nga të dy është një politikan palaço dhe një mashtrues ordiner, që të bën gjëmën, i cili e meriton plotësisht të gjithë neverinë e shqiptarëve normalë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 11 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Moti këtë të dielë
Para 16 minutash

Moti këtë të dielë

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 20 minutash

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 2 orësh

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.