Babëzia që rrënoi përfundimisht Rilindjen

Nga Artan Cena

Kur zgjedhjet ishin mbyllur dhe shqiptarët kishin vulosur përfundimisht fatin e qeverisjes së Edi Ramës, redaksitë pranë të majtës nisën lëvizjet e tyre, në koordinim me PS-në dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Së pari ishte Erion Veliaj, njeriu që edhe në zgjedhjet e fundit lokale nuk prodhoi personalisht një rezultat të mirë zgjedhor, duke marrë para 4 vitesh kritikat e shefit të tij, Edi Rama. Këtë herë ai duhej të shënonte një fitore spektakolare, me numër votash shumë më të madh se ai i vitit 2015. Shifrat flisnin në shumicë kundër tij, edhe pse kishte investuar shumë para dhe presion.

Pasi e vendosën si e donin rezultatin në Tiranë, ia shpërndanë mediave pranë tyre dhe e vulosën me KQZ-në e tyre. I dyti ishte Edi Rama, të cilit i duhej një rezultat më i mirë edhe se në vitin 2017. Këtë herë KQZ shënoi një rekord të zi në histori. Pjesëmarrja doli tre orë me vonesë dhe ishte ai që donte mazhoranca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fletët e lakrorit nisën të hapen shumë shpejt. Në shumë bashki, numri i votave ishte ndjeshëm më i lartë se numri i votuesve. Kjo është në fakt vetëm maja e ajsbergut, është teprimi me babëzinë i komisionerëve të PS. Sepse ajsbergu i vërtetë është ai që është gatuar me miratimin e KQZ-së, duke skandalizuar edhe kryetarin e saj, që doli për median disa herë dje për të dhënë sinjale për skandalin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë herë shqiptarët nuk kanë nevojë as për vulën e ndërkombëtarëve dhe as për komentet e politikës. Ata po e shohin live të shokuar se deri ku ka shkuar babëzia e pushtetit, që për të mbuluar keqqeverisjen, manipulon votimet për të treguar se shqiptarët e duan Edi Ramën më shumë pas skandaleve. Shqiptarët e refuzuan këtë fyerje një ditë më parë. Ata e lanë Edi Ramën me më pak se 15 përqind të votave, duke e rrënuar përfundimisht Rilindjen. Me votë e kërkonte të rrëzohej, me votë e rrëzuan. Madje duke e bërë qesharak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?