Ballkan/Të infektuar e vdekje nga COVID-19 shifrat më të ulta në Europë! Përse?
Nga Kastriot Islami –
Në 11 vëndet e Ballkanit janë shënuar deri në 2 maj 2020, rreth 35 mijë (34959) të infektuar nga COVID-19 dhe rreth 2000 të vdekur (1988) me një CFR mesatare (numri i vdekjeve për 100 të infektuar) të barabartë me 5,7 përqind. Ashtu si CFR, edhe shifra e të infektuarëve dhe e vdekjeve për 1 milion banorë janë disa herë më e ulta sesa ato në vëndet më të zhvilluara të BE, Francës, Spanjës, Italisë, Spanjës, Hollandës, Belgjikës…
Ndonëse niveli ekonomik i vëndeve të këtij rajoni është shumë më i ulët sesa ai i pjesëve të tjera të Europës dhe për më tepër sistemi shëndetsor shumë më pak i paisur (numri i shtretërve dhe punonjësve shëndetsorë për 1000 banorë është shumë më i ulët sesa në vëndet kryesore të Europës, pa folur për buxhetin për shëndetsinë e paisjet e sofistikuara shëndetsore apo nivelin e mjekëve) sesa ai i vëndeve më të zhvilluara europiane, shifrat për të infektuarit e vdekjet nga COVID-19 në këtë rajon për 1 milion banorë janë shumë më të ulta se në Francë, Spanjë, Britaninë e Madhe, Itali, Hollandë, Belgjikë e madhe edhe Gjermani…
Arsyet ende të panjohura (mbeten për tu investiguar shkencërisht), por të palidhura me nivelin e menaxhimit, duket të jenë eventualisht: i) densiteti më i ulët i popullsisë, ii) intensiteti i komunikimit më pak mes rajonëve të ndryshme të vëndit i ulët; iii) demografia (“piramida” moshore me më shumë të rinj), iv) imunitet ndoshta i “forcuar” për shkak të vaksinës unversale të malarjes(ende e pakonfirmuar shkencërisht), v) numër më i ulët personash me sëmundje “moderne” të tilla si obeziteti, diabeti…, vi) marrja e masave izoluese relativisht shumë më shpejt se në vëndet e zhvilluara europiane… ?!
Numrin më të lartë të të infektuarëve nga COVID-19 në Ballkan e ka shënuar Rumania me 12732 individë (ose 36 % të të gjithë të infektuarëve në Ballkan), kurse numrin më të vogël e ka Mali I Zi me 322 të infektuar ( duke zënë vetëm 1 % të të gjithë të infetkuarëve në rajon). Numrin më të lartë të vdekjeve e ka po ashtu Rumania, 780 (ose rreth 39 % të vdekjeve në Ballkan). Kurse numrin më të ulët Mali i Zi, gjithsej 8(me rreth 0,4 % të vdekjeve në rajon). Shifra mesatare e CFR (numri I vdekjeve për 100 të infektuar) për të gjithë rajonin e Ballkanit është 5,7 %. Shifrën më të ulët të CFR e kanë Kosova 2,8% dhe Mali i Zi prej 2,5 %. Të gjithë vëndet e tjera të Ballkanit kanë CFR në diapazonin 4%-6,5%, shifër kjo mbi 3 herë më e lartë sesa shifra e Italisë(rreth 14 %), Francës(rreth 15 %), Britanisë së Madhe(rreth 15,5%), Belgjika(rreth 16%).