Barbarë apo të paaftë!

Nga Adriatik Lapaj –
Si sot 2 vite më parë nisëm me grupin e Nismës së Luleve mbjelljen e 158 pemëve dhe 700 bouganvilleve në qytetin e Sarandës.
Këto 2 vite u kujdesëm me shumë dashuri. I plehëronim, krasisnim dhe kujdeseshim për to. Ishin bërë pemë vërtetë të bukura. Madje vetë Kryetari Bashkisë i postonte thuajse çdo javë në facebook-un e vetë.
1 vit më parë nisën punimet për rehabilitimin e bulevardit. Ne në merak për rreth 70 pemë që i kishim mbjellë në atë pjesë të qytetit ju drejtuam me shkresë Bashkisë Sarandë. Nga bashkia morëm po me shkresë garanci se pemët do të ruheshin.
Sot 2 vite pasi u mbollën e pasi ishin kthyer në bukuri për qytetin rreth 40 pemë janë masakruar barbarisht nga firma që kryen punimet.
Ato pemë ishin mbjellë me kontributet e drejtëpërdrejta të qytetarëve të Sarandës dhe jo vetëm. Çdo pemë kishte 1 emër të personalizuar.
Pse kaq të mallkuar? Pse kaq shpirtvegjël?
E di që do thoni “nuk bëhet”…e di, por unë refuzoj t’i nënshtrohem paaftësisë dhe ligësisë.

BARBARË APO TË PAAFTË?

Si sot 2 vite më parë nisëm me grupin e Nismës së Luleve mbjelljen e 158 pemëve dhe 700…

Swiss Digital Desktop Reklama

Posted by Adriatik Lapaj on Wednesday, February 24, 2021

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?