Barbaria e ISIS: Shkatërrojnë tempullin më të rëndësishëm në Palmira

Militantët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar pjesë të atij që konsiderohet si tempulli më i rëndësishëm në qytetin e vjetër Palmira në Siri.

Sipas BBC, ende nuk dihet shkalla e dëmit mbi Tempullin e Bel në Palmira, por banorët thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë.

Raportimet vijnë një javë pasi ISIS hodhi në herë një tjetër tempull në qytet.

Militantët morën kontrollin mbi këtë qytet në maj, duke shkaktuar frikë në botën e qytetëruar për pasurinë e paçmuar të këtij qyteti.

SHKARKO APP