Basha me një lidership prej Kennedy!

Nga Aban Daci –

“Fitorja e Bashës, është një risi në politikën shqiptare për faktin, se fushata e tij ishte një dialog mes tij dhe qytetarëve. Ai bërë një fushatë, ku në plan të parë ishte qytetari dhe bota e tij e përditshme e mbushur me halle dhe probleme të natyrës sociale. Fitorja e Bashës është një erë e re në politikën shqiptare, ai është modeli i një Kennedy për vendin tonë. Ai është njeriu i suksesit, i shpresës europiane dhe simbol i prosperitet të jetës së shqiptarëve dhe të vetë Shqipërisë. Basha është risi në politikën shqiptare, sepse ai me aksionin e tij politik dhe me mendjen e tij intelektual u riktheu shpresën shqiptarëve, të cilët kishin vite që nuk ëndërronin, kishin vite që nuk kishin në dorë fatin e tyre, kishin vite që nuk kishin në dorë të ardhmen e tyre. Basha është simboli i rinisë shqiptare, simboli i rinovimit politik dhe shoqëror. Ai është një frymëzim për shumë të rinjtë, të cilët kanë kryer studimet jashtë vendit, por për shkak të politikave të gabuara të ndodhura në vend kanë kaluar dhe po kalojnë një periudhë pesimizmi si për të ardhmen e tyre ashtu dhe për vendin e tyre. Fitorja e Bashës, na jep shpresën të gjithë ne të rinjve që nëse ne jemi të vendosur për të ardhmen tonë, atëherë ajo jo vetëm do të jetë e suksesshme në planin personal, por e dobishme edhe ne planin e përgjithshëm shoqëror” – kjo është një pjesë e shkëputur nga një artikull që kam shkruar në 2011 me rastin e fitores të Bashës si Kryebashkiak i Tiranës.
Pak veta do e kishin menduar një rrugëtim të tillë politik për një politikan si Basha, i cili në një moshë të re vendosi të kthehet nga Perëndimi dhe të angazhohej në politikë në një moment të rëndësishëm për vendin që kishte nevojë për modele të reja e prurje të reja.
Basha e rriti modelin e lidershipit të tij më një stil thuajse natyral të ngjashëm me John Kennedy. Madje edhe stili i tij i veshjes është shumë i ngjashë me Kennedy, xhaketat me dy kopsa, veshje elegante, tubim mbi makinë duke e kthyer çdo mjedis edhe aty ku nuk pritet në një takim entuziast me qytetarët.
E folura e Bashës është bashkëbisedim, ka shumë pak ose fare fjalë urrejtje apo që nxisin urrejtjen, merret shumë pak ose fare me kundërshtarët, dëgjon, premton dhe përcjellë shpresë me diskursin e tij.
Basha me stilin e tij të natyrshëm, me dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për misionin e tij që kalon dimensionin e betejës politike riktheu shpresën dhe entuziazmin tek qytetarët duke e transformuar e duke modernizuar konceptin e të bërit fushatë lektorale dhe po ashtu edhe duke sjellë risi të rëndësishme në stilin e të berit politik.
Thjeshtësia e Bashës, vendosmëria e tij në filozofin e tij politike, durimin për të dëgjuar këdo ka bërë që shpresa dhe entuziazmi të rikhthet tek shqiptarët.
Basha është modeli i natyrshëm i një lideri që ka shumë ngjashmëri me Kennedy. Diskurset e Bashës ashtu si të Kennedy nuk janë për të konsumuar politik, por për ta parashikuar atë dhe për ta dërguar me shpejt se të tjerët në dimensionin e të ardhmes. Optika e Bashës është larg nga aktualiteti dhe kjo ka ndihmuar që edhe kërkesat dhe ëndrrat e qytetarëve të mos jenë vetëm aktualiteti, por e ardhmja. Shqiptarët falë Bashës kanë filluar të ëndërrojnë e të besojnë tek e ardhmja e të jetojnë me entuziazëm të tashmen!

SHKARKO APP