Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:19 Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit Real Madridi ka nisur lëvizjet për të blinduar një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Bëhet fjalë për Jude Bellingham, me klubin madrilen…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE do t’i dalë ballë kaosit në rast të Brexit

Forum E enjte, 22 Prill 2021 14:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Cilat do të jenë efektet e një Brexit të mundshëm për tregjet financiare? Si do të reagojë BE? Ministrat e Financave të BE-së u konsultuan për Brexit, por përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk i bënë publike.

BE ka në sirtar plane emergjente: Jemi të përgatitur për gjithçka, por nuk e shprehemi tani – Ky ishte në mënyrë të përmbledhur mesazhi i ministrave të Financave në drejtim të tregjeve financiare, pak para referendumit britanik për daljen ose jo nga Unioni. Megjithëse kjo temë nuk ishte në axhendën zyrtare të takimit të ministrave të Financave të premten, (17.06). Drejtuesi i takimit, ministri i Financave të Holandës, Jeroen Dijsselbloem, e cila mban presidencën e radhës nuk deshi të fliste për Brexit, pas vrasjes së deputetes laburiste, britanike Jo Cox. Edhe fushata e referendumit është pezulluar. “Shpresoj që britanikët ta marrin vendimin në mënyrë paqësore. Ishte një shok për të gjithë ne“, tha Djisselbloem të premten (17.06) në Luksemburg.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Drejtuesja e FMN-së paralajmëron

Ministri britanik i Financave, George Osborne nuk mori pjesë në takimin e Luksemburgut. Dy ditë më parë Osborne kishte paralajmëruar shkurtime buxhetore dhe rritje tatimesh në rast se Britania e Madhe pas një daljeje nga unioni do të binte në recesion ekonomik. Përkrahësit e daljes nga unioni e akuzuan atë për dramatizim të gjendjes dhe nxitjen e panikut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, nuk e sheh aspak si dramatizim një skenar të tillë. Ajo i paralajmëroi krerët e financave të vendeve të unionit monetary të BE-së për pasojat në rast të një Brexit të mundshëm. Lagarde sheh rreziqe serioze, jo vetëm për ekonominë britanike, por edhe ekonominë europiane, e atë botërore. Sipas saj do të rriteshin shumë normat e interest dhe paundi britanik do të humbiste në vlerë. FMN-ja parashikon një “periudhë të gjatë pasigurie”, që mund të trembë investitorët. Banka britanike, “Bank of England”, ka përgatitur plane emergjente megjithatë që synojnë uljen e normave të interesit.

Mund t'ju interesojë

Kreshnik Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë bashkimin me Çamërinë

Kreshnik Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë bashkimin ...

Para 4 orësh
Filip Çakuli: Na duhet edhe policia e gjuhës

Filip Çakuli: Na duhet edhe policia e gjuhës

Para 22 orësh
Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

23 Nëntor 2026, 13:14
Amsterdam EU Finanzministertreffen Schäuble Draghi und Dijsselbloem

Flitet për “skenarë“ të ndryshëm

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble u shpreh para disa ditësh në një intervistë për „Der Spiegel“, se ministrat e Financave të Eurozonës do të bëjnë gjithçka për të kufizuar pasojat e një Brexit. „Ne përgatitemi për të gjithë skenarët e mundshëm, për të minimizuar rreziqet.“ Por ende mbetet e paqartë se çfarë parashikojnë këta skenarë.

Ka disa ditë që para referendumit që bursat janë lëkundur. Sipas ministrit austriak të Financave, Hans-Jörg Schelling, ka plane reagimi në rast të një rënieje dramatike të bursave dhe paundit. „Por sigurisht do të ishte kontraproduktive që ta bënim këtë tani publike.“ Nga qarqet e BE-së dëgjohet vetëm se si „Bank of England“, Banka Qendrore Europiane, por edhe banka të tjera janë të gatshme të garantojnë likuiditetin në tregje dhe t‘i mbështesin ato me blerje. Disa ekspertë llogarisin me një rënie të kursit dhe humbje të vlerës së paundit në 15%, në rast se britanikët i thonë Jo BE-së.

Luxemburg Treffen Eurogruppe Jeroen DijsselbloemJeroen Dijsselbloem

Alarm dhe përmbajtje

Këmbanës më të madhe të alarmit i ra ministri finlandez i Financave, Alexander Stubb. Sipas tij Brexit mund të sjellë “valë shokuese në të gjithë botën”, si në rastin e falimentimit të Lehman Brothers Bank në vitin 2008. Stubb parashikon kaos në ekonominë botërore. Por fqinja e Britanisë së Madhe ka tjetër qëndrim. Ministri i Financave të Irlandës, Michael Noonan, është shprehur i përmbajtur. Mbretëria e Bashkuar është partneri më i madh tregtar i Irlandës. Noonan dëshiron që mes Irlandës dhe Britanisë së Madhe të vazhdojë të ekzistojë një treg i përbashkët pune dhe liria e udhëtimit, në rast se britanikët vendosin të dalin nga unioni. “Ne nuk duam që një kufi europian ndërkombëtar ta ndajë ishullin tonë, 60 Maile nga Dublini. Kjo do na sillte vështirësi të mëdha.”

Britaniku i vetëm që mori pjesë në konsultimet e ministrave të Financave në Luksemburg ishte komisioneri i BE-së për Financat, Jonathan Hill, i cili nuk përfaqëson qeverinë britanike. Hill dëshiron që Britania e Madhe të mbetet në Bashkimin Europian. “Për shkak se jam përgjegjës për sektorin financiar, i shoh qartë avantazhet që Britania e Madhe ka nga tregu i brendshëm europian dhe BE. Po ashtu i shoh qartë edhe rreziqet.”

Më pak apo më shumë bashkëpunim?

Në rast të një Brexit marrëdhëniet ekonomike dhe financiare mes BE-së dhe Britanisë së Madhe duhet të rinegociohen. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker është shprehur disa herë se “dezertori nuk do ta pritet krahëhapur”. E ndërkohë që kreu i eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, do ta thellojë bashkëpunimin brenda unionit monetar, ministr gjerman i Financave ka shkelur frenat. Në revistën gjermane “Der Spiegel” ai është shprehur se nuk mund të vazhdojmë si më parë dhe të kërkojmë më shumë integrim. “Kjo do të ishte e pamenduar, shumë vetë me të drejtë do të pyesnin, nëse ne politikanët ende nuk kemi kuptuar.”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 10 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze
Para 17 minutash

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup
Para 18 minutash

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë
Para 20 minutash

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.