BE i thotë JO Ramës!

 

 

Nga Shkëlzen Berisha.

Bashkimi Europian në ndryshim nga çdo shtet tjetër në rajon (përveç Kosovës), i ka mohuar Shqipërisë hapjen e negociatave për anëtarësim, që në fakt pas marrjes së statusit duhej të ishte formalitet.

Ashtu siç pritej shkrirja e krimit dhe pushtetit politik në dy zgjedhjet e fundit e kanë kthyer parlamentin dhe institucionet e shtetit në oaze krimi. Shqipëria nuk mund të integrohet në BE kur në parlamentin e saj ka vrasës, tutorë, trafikantë …

Por ngrirja e procesit të integrimit nuk është pasoja më e rëndë e kapjes së shtetit nga krimi. Krimqeverisja dhe keqqeverisja po shkatërrojnë dhe mbyllin çdo ditë vende pune. Dhjetëra mijëra shqiptare si asnjëherë që nga vitet ’90 po largohen çdo muaj nga vendi të pashpresë se gjerat mund të ndryshojnë.

BE nuk mund të hapë negociata me një vend që konkurron sirinë me emigrantë dhe qeveriset nga një kryeministër që në vend të intelektualeve ka zgjedhur të ndajë pushtetin me banditet.

BE-ja nuk mund të hapë negociata në një vend ky ministri i rendit justifikohet para trafikantëve të drogës apo ku shtëpia e kryeministrit ndërtohet nga kompani që fitojnë tenderë pa garë.

BE ka dërguar mesazh shqiptarëve duke i JO Ramës dhe krimqeverisjes. Është në dorën tonë të zgjedhim BE-në ose Banditët e Ramës.

SHKARKO APP