BE të distancohet nga deklarata skandaloze e burokrates Cavelaras në Tiranë

Nga Neritan Sejamini

Deklarata e Genovefa Cavelaras, një burokrate e nivelit të ulët të BE-së, e cila justifikon se nuk ka probleme që vonohet drejtësia për dhjetëra mijëra shqiptarë se mungesa e “Gjykatës se Lartë është një çmim që duhet paguar” prej tyre, është një deklaratë skandaloze, e papranueshme, dhunim i hapur i të drejtave themelore të njeriut, dhunim i demokracisë dhe standardeve themelore të BE-së.

Cavalera është gjithashtu pergjegjese direkte per gjendjen ku jemi, sepse kjo reformë mediokre u hartua dhe u mbrojt prej ekipit të saj, të cilët ishin aq të të paafte sa as nuk menduan e parashikuan pasojat shkatërruese të zbatimit në praktikë të propozimeve të tyre mediokre për reformë.

Deklarata e sotme e Cavaleres duhet dënuar me termat më të ashpër. Ndërkohe, i duhet kërkuar Presidentit të BE-së dhe Presidentit të Komisionit Europian të distancohen menjëherë nga qëndrime të tilla të papergjegjshme, të cilat inkurajojne dhe justifikojnë shkatërrimin e sistemit të drejtesisë, duke i sjellë dëme të mëdha shqiptarëve dhe Shqipërisë.

SHKARKO APP