BLUSHI,LIDERI “LIBRA”: ÇDO SHQIPTAR KA 2630 EURO BORXH PREJ BORXHIT PUBLIK

E pabesueshme kur mendon se si në tre vjet borxhi publik ka shkuar në stratosferë. Ben Blushi lideri i LIBRA-s shkruan në profilin e tij në Facebook se nga 2148 euro borxh që kishte sejcili shqiptar ose 3 milion lekë në qershor 2013 me pushtetin e ish-kryeministrit Berisha, sot me qeverisjen e Ramës borxhi është rritur  dhe ka shkuar në 2630 euro borxh  ose 3.6 milionë lekë për sejcilin që jeton.

Imagjinoni kur Edi Rama ka vendosur një anglishtfolës si Arben Ahmetaj që të administroj financat publike! Ishte Shkelqim Cani ministër, por sëpaku merrte vesh nga financat. E hoqën se nuk u fut në afera, ndërsa sapo mbërriti ministri Ahmetaj qeveria u qetësua nga disa punë e projekte të cilat ish-ministri Cani nuk pranoi t’i firmos. Por Prokuroria ka në hetim ministrinë e financave. Megjithatë SPAK-ut  nuk po vonon.

Në fund të fundit dosjet dhe firmat mbeten aty edhe kur ikën nga ministër, ndaj SPAK-u do ketë shumë punë në muajt në vazhdim!

Ja se ç’shkruan Ben Blushi:

Në tre vitet e fundit kam folur shpesh për rritjen e borxhit publik. Qeveria ka marrë shumë borxhe për arsye të papërligjura.

Deri më sot asnjeherë nuk është bërë e ditur, se ku kanë shkuar afro 1 miliard e gjysëm euro që janë marrë hua. Kryesisht janë kthyer në zyra, mobilje, tapiceri, pllaka,fasada, stadiume,pishina, kulla dhe luks primitiv. Seicili prej nesh sot paguan me shumë borxh se tre vjet më parë.

Nëse ne vitin 2013 çdo shqiptar e kishte pjesën e vet te borxhit 2148 euro, sot e ka 2630 euro. Kjo do të thotë se në tre vjet seicilit i është rritur borxhi me 482 euro. Natyrisht rritja e pagave dhe pensioneve nuk është 482 euro per frymë. Ky është bilanci ekonomik i Rilindjes. Me para borxh blejmë manikyrin para sapunit. Edhe një fëmijë që lind sot duhet të paguajë 482 euro për manikyrin e Rilindjes!-përfundon lideri i “LIBRA-s”.

SHKARKO APP