Ben Blushi: RRETHIMI I SKËNDERBEUT
Nga Ben Blushi
Shkoj shpesh të kuptoj se si bashkëjeton Skënderbeu me kohën.
Sheshi që ka marrë emrin e tij ka qenë dikur një rrethrrotullim, pastaj u bë shatërvan tani është një dyqan i madh ku shiten byzylykë xhingla dhe byrekë të ngrohtë.
E megjithatë Skënderbeu rri aty pa lëvizur duke u përshtatur me makinën e kohës që kalon.
Ai do jetë aty edhe kur sheshi të bëhet prapë shatërvan dhe letrat e byrekëve të kalben si gjethe vjeshte.
Unë e fotografova mbrëmë kur një makinë cirku ia kishte zënë pamjen e Krujës, disa pallate të larta ia kishin bllokuar erën që vjen nga Dajti dhe kur ai me siguri po mendonte se rrethim më të shëmtuar nuk ka përballuar asnjëherë.

