Beni ka të drejtë!

Nga Dritan Kaba –
BENI KA TE DREJTE!
Te qeverisirit matet me pune, jo me vite!
Mund te fusesh Shqiperine ne NATO.
Te ndertosh rruge dhe autostrada.
Te liberalizosh vizat per shqiptaret, t’i besh qytetare te barabarte me ata evropiane.
Te sjellesh miliarda dollare investime te huaja.
Te liberalizosh tregun.
Te kesh taksat me te ulta ne rajon.
Te çosh pas hekurave bandat me te rrezikshme ne Shqiperi.
Te besh gjithshka per shpalljen e pavaresise se shtetit te Kosoves.
Por eshte edhe nje faqe tjeter!
Te rrisesh borxhin ne nivelin e 100%, dmth ta çoshesh shtetin drejt falimentimit.
Te japesh PPP pa gare, ne menyre skandaloze, korruptive.
Te lesh shqiptaret ne dite te hallit, pa asnje ndihme perballe Pandemise. Ta luftone semundjen me borxhe dhe ata qe nuk kane mundesi te mos kurohen dot.
Te fshehesh mijera viktima nga Covid.
Te mbulosh Shqiperine me droge dhe ta kthesh ne Kolumbine e Evropes.
Te largosh shqiptaret nga vendi i tyre se nuk kane asnje mundesi te jetojne me dinjitet ne vatren e tyre familjare.
Te kapesh vendin e pare ne bote per azilkerkim.
Te largosh gjithe investitoret e huaj nga vendi.
Te besh tendera sekrete dhe pa gare.
Te blesh ilaçet me tre deri ne tete fishin e çmimit.
Te perdoresh bandat si skuadrone paramilitare ne zgjedhje.
Te bashkepunosh me Ndragheta-n.
Ta kthesh vendin ne lavatriçen e parave te zeza te krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Te çosh numrin e analfabeteve funksionale ne 65%.
Te bllokosh per 8 vite integrimin e vendit.
Te shkaterrosh tregun dhe garen e ndershme.
Te kapesh drejtesine dhe ta kthesh ne organizate te Rilindjes.
Te shkaterrosh konsensusin politik me vota te blera duke shkaterruar dhe Kushtetuten.
Te japesh buxhetin e shtetit ne kater pese duar.
Te grabisesh me ligje pronat e shqiptareve.
Te jesh qeveria qe ka mbi 40 ligje te miratuara antikushtetuese.
Te perçash shqiptaret ne dy anet e kufirit e te besh plane per copetimin e Kosoves.
Te besh marrveshje te fshehta per shitjen e detit.
Te shembesh Teatrin Kombetar dhe te rrenosh vlerat historike.
Dhe per 8 vite vetem te premtosh e te premtosh e te premtosh pa u lodhur.
Te genjesh e te genjesh e te genjesh.

SHKARKO APP