Berisha – Basha, po tani?‏

 

Ardit Rada

Reagimet që kanë ardhur nga Partia Demokratike sot kanë qenë të larmishme, por me një thelb të njejtë. Njëri pas tjetrit, Paloka, Duma dhe së fundmi kryetari Lulzim Basha falenderuan komisionerët dhe numëruesit, duke u shprehur se standardet fituan mbi çdo gjë. E ndërkohë që Basha fliste para selisë së ish-SHQUP, lideri historik i demokratëve i bëri nekrologjinë ditës së sotme duke renditur disa ‘të zeza’ që e karakterizuan votimin e 21 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por çfarë po ndodh mes dy personazheve kryesorë të selisë blu në një ditë kaq të rëndësishme siç është pikërisht kjo që vjen një herë në katër vite? Partia Demokratike kurrësesi nuk mund të jetë në një çoroditje apo e pakoordinuar kur vjen puna për daljet publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përballë njëri-tjetrit qëndron Berisha, i cili i bën thirrje ndërkombëtarëve për të mos njohur zgjedhjet, e nga ana tjetër Basha që paralajmëron fitoren nga jugu në veri. Çfarë do të ndodhë pas kësaj në shtëpinë e demokratëve? Kjo është pyetja që duhet të mundojë këta të fundit më shumë se këdo.

Javanews.al

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?