Berisha: Policia i dërgoi të pafajshmit para skuadrës së pushkatimit të deputetit

Nga Sali Berisha

Ngjarja e sotme e Laçit eshte deshmi tjeter e shemtuar e krimit shteteror te qeverise te kreut te meduzes EdiRama.

Shkaku i kesaj ngarje tronditese te pashmbullt eshte padia qe kane bere ne gjykate peshkataret e Fushkuqes pas heqjes se liçences nga EdiRama per peshkim ne Lagune dhe dhenies te ekskluzivitetit te peshkimit deputetit vrases Armando Prenga. Ankimi ne gjykate i familjes Cali dhe seanca gjyqesore e dates 2 shtator e ka bere qe deputeti vrases Armando Prenga te shkoje ne fshatin e Fushkuqes me bandite te armatosur, nder te cilet dhe nje polic dhe te terrorizoje femijet e familjes Cali, qe i ka gjetur tek po loznin afer shtepise se tyre.

Kjo ka shkaktuar reagimin e ligjshem te burrave te familjes. Armando Prenga vet, ka goditur me qyte te revoles pas veshi njerin nga te pranishmit, te cilet kane njoftuar policine. Pjestaret e familjes Cali me furgon te policise kane shkuar ne spital per mjekimin e te plagosurit. Policia qe i shoqeronte, i ka marre me furgonin e vet ne komisariat per te bere denoncimin. Ndonese anetar te familjes Cali kane kerkuar qe denoncimin ta bejne ne Tirane duke ju thene policeve se nuk donin ta benin ne Laç denoncimin pasi sipas tyre ata nuk jane ne gjendje ti mbrojne. Por me hir dhe pahir, policia i ka sjelle ata ne komisariat. Ne oborrin e komisariatit kishte zene prite skuadra e pushkatimit e drejtuar nga vrasesi me imunitet Armando Prenga, e cila, sapo burrat e familjes Cali kane zbritur nga furgoni i policise, kane shkrehur armet e mbushura mbi ta duke plagosur 4 prej tyre. Pas kesaj, me urdher nga lart po behet gjithcka per te fshehur krimin e shemtuar te deputetit vrases, qe fale Zotit qe i shpetoi se me bresherite e tij vdekjeprurese do merrte jeten e 4 qytetareve te pafajshem, por jo ne nje kafene ne nje rruge te Tiranes si Kostandini i partise, por brenda ne komisaritin e policise se shtetit te shnderruar ne strofull te "çunave te krimit"!

Shtoj ketu se, vrasesi Armando Prenga, me urdher te kreut te krimit ne kete vend, EdiRama, ka goditur ne detyre deputete te Partise Demokratike i porositur nga padroni i tij.

Kjo eshte fytyra e krimit e Edi Rames dhe mazhorances se qelbesirave qe qeveris sot vendin!

SHKARKO APP