Besa Shahini, një ”shkollëpakët” më shumë në oborrin e Ramës

Nga: Petrit Vasili

Ministresha e Arsimit me shqipen e çalë si logjika e saj, shpjegon pikëllimin e saj se Presidenti nuk paska pranuar propozimin e saj për heqjen e një rektori. Kujtesa e çalë e Ministreshes, ashtu si shqipja e saj nuk ndriçon gjëkundi, ndaj hajt ta ndihmojmë me sa mundemi: Manifestimet e studentëve u shtrinë anë e mbanë vendit në të gjitha Universitetet dhe jo në një Universitet të vetëm.

Reforma në Arsimin e Lartë, u refuzua dhe kundërshtua shumë fortë dhe pa asnjë kompromis nga studentët ane e mbanë vendit. Manifestimet e studentëve filluan përpara Ministrisë së Arsimimit për ditë e javë të tëra dhe protestuesit vinin nga të gjithë universitetet anë e mbanë vendit.

Shkollepaku që ka mbi vete Ministresha, përzuri edhe ministreshën e mëparshme të Arsimit nga detyra si përgjegjëse për Reformën e dështuar kryq e themel dhe për një thes me budallëqe që tha për të mbrojtur dështimin. Reforma në Arsimin e Lartë si një turp i vërtetë ka futur në krizë të gjithë Arsimin e Lartë ane e mbanë vendit dhe jo një universitet të vetëm. Pakti për Universitetin ishte një laksativ për bllokimin politik të qeverise dhe jo zgjidhje për krizën e Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Pakti për Universitetin është thjesht një gjethe në lakuriqësinë e dështimit të qeverisë në Arsimin e Lartë në të gjitha universitetet ane e mbanë vendin. Ministresha në vend të reflektimit demostroi një histeri qesharake për të shuar kënaqësitë politike të Shkollëpakut dhe hiç me shumë se kaq. Dështakët e importuar në qeverinë shqiptare si puna e kësaj ministreshe janë mesazhi më keq se si mediokriteti, servilizmi patologjik dhe padija sundojnë si një inkuizicion i vërtetë mbi dijen, të ardhmen e të rinjëve shqiptarë dhe perspektivën e tyre.

Kjo Ministreshe do të ikë dhe pas do të mbetet thjesht kujtimi i shëmtuar i një malli të skaduar importi, që nuk bëri hajër mes të veteve dhe që pastaj u riciklua pa sukses në Shqipëri. Do kujtohet akoma më shumë sa herë do të flasim për Shkollëpakun dhe shoqet e tij.

SHKARKO APP